Mannone, nga hero në zero
_461781.jpg)
Na ishte njëherë Vito Mannone. Na ishte njëherë një portier i ri italian i aftë për të bartur fanellën e titullarit në Arsena. Kujtime, vetëm kujtime. Sepse, në sezonet e fundit nuk shihet asnjë gjurmë e tij.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger i cili në vitin 2005 e transferoi Mannonen nga Atalanta duke besuar se kishte marrë një portier të talentuar, duket se nuk llogarit më në të.
Arsenali nuk i beson Mannones të cilin e ka huazuar në Hull City deri në fund të sezonit, dhe vet kjo mund të konsiderohet si shenjë e mosbesimit dhe largimit përfundimtar nga gjiganti londinez.