Honduras, Micheletti do kandidojë në zgjedhjet presidenciale

Qeveria e përkohshme e Hondurasit në pushtet që nga grushti ushtarak i shtetit në qershor, u zotua për ti qëndruar planit për të mbajtur zgjedhjet presidenciale në nëntor, pavarësisht nëse vendet e tjera nuk e njohin rezultatin.
Deri tani qeveria 'de facto' e Hondurasit I ka rezistuar presionit të qeverive dhe organizmave ndërkombëtare në të gjithë hemisferën perëndimore për të rivendosur Presidentin Manuel Zelaya, I cili u rrëzua nga pushteti nga një grusht shteti ushtarak më 28 qershor.
Ministrat e Jashtëm të rajonit së bashku me kreun e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) Jose Miguel Insulza ndodheshin në Honduras për t'u takuar me Presidentin e përkohshëm Roberto Micheletti në përpjekje për të zgjidhur çështjet.
Megjithatë, Micheletti u tha vizitorëve se " do të ketë zgjedhje pavarësisht nëse ata janë të njohur apo jo" më 29 nëntor. Ai shtoi se vendi I tij ishte I përgatitur të mbante mbi shpinë çdo sanksion ekonomik që mund të vijë në këtë mënyrë si rezultat I mosvendosjes së Zelaya.
Delegacioni I OAS ndodhet në Honduras në përpjekje për të bindur qeverinë e përkohshme për të pranuar një marrëveshje që do të lejonte kthimin në pushtet të Zelaya deri në mbajtjen e zgjedhjeve të nëntorit.
Delegacioni përbëhet nga ministrat e Jashtëm të Argjentinës, Kanadasë, Kosta Rikës, Xhamajkës, Meksikës, Panamasë dhe Republikës Domenikane.
Vizita vjen pas një seri takimesh mes përfaqësuesve të të dyja palëve në Kosta Rika, nën ndërmjetësimin e Presidentit kosta Rikan Oscar Arias. Bisedimet përfunduan të bllokuara, por Micheletti këmbëngul së fryma e diskutimeve vazhdon.
" Marrëveshja e San Hozesë jeton. Ne po flasim me thellësinë më të madhe në lidhje me këtë çështje. Mos harroni se ne kemi një komision, për të cilin unë jam shumë krenar, që na shoqëron ende. Ndjej mirënjohjen më të madhe për popullin e Hondurasit për përgjegjësinë e madhe që ata kanë patur në këtë çështje, mbërritja e komisionit ishte me iniciativën e tyre"-tha Micheletti.
Mëegjithatë pas takimit Ministri I Jashtëm i Kosta Rikës lexoi një deklaratë në emër të grupit që dukej se e trajtonte situatën ndryshe.
" Komisioni ankohet se në këtë rast mbështetja për marrëveshjen e San Hoze nuk është arritur dhe ajo bën thirrje për sektorë të ndryshëm të shoqërsië honduriane"-lexoi Stagno.
Shtetet e Bashkuara, e cila ka bllokuar një pjesë të ndihmës ushtarake për Hondurasin në prag të grushtit të shtetit, tha të martën se do të ndalojë përkohësisht dhënien e shumë vizave në Honduras, duke shtuar presionin mbi qeverinë që të japë dorëheqjen.