Meksikë, Arrestohen 3 trafikantë droge në kufi me Shba-në

Tre trafikantë droge dhe rrëmbyes që punojnë për kartelin meksikan të drogës "Arellano Felix" u arrestuan në qytetin e krimit Tijuana, I cili ndodhet në kufi me Shba-në duke shënuar një tjetër goditje të befasishme ndaj trafikantëve dhe rrrëmbyesve nga ana e Presidentit Felipe Calderon.
Pas një njoftimi anonim, ushtarët sulmuan një shtëpi dhe arrestuan 32-vjeçarin Moises Ruiz Flores me pseudonimin "El Cabezon"-(koka e madhe), 21-vjeçarin Juan Rey Chan del Hoyo I njohur gjithashtu si "El Gordo" dhe 33-vjeçarin Hector Alejandro Ochoa Frasquillo, I njohur si "El Chore".
Forcat meksikane të Sigurisë thanë se Ruzi Flores është I lidhur direkt me Raydel Lopez Uriarte, zëvdendës I Teodoro Garcia Simental, një nga pjesëtarët kryesorë të kartelit të drogës "Arellano Felix".
Policia sekuestroi një anti-tank të fuqishëm, tetë pushkë, një armë, dhjetra karikatorë dhe fishekë si dhe disa automjete nga të arrestuarit.
Sipas ushtrisë të arrestuarit janë përgjegjës për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një gruaje më 18 gusht të këtij viti.
Lufta kundër drogës e Calderon është shndërruar në sfidën më të madhe të presidencës së tij, duke qënë se sulmet e ushtrisë kanë ndezur luftëra të reja në terren dhe vrasjet mes karteleve rivale të drogës, që kanë lënë më shumë se 13 mijë të vdekur në tre vjet, duke përfshirë dhe shumë policë.
Karteli I drogës "Arellano Felix" është përqëndruar kryesisht rreth qytetit të Tijuana, në të cilin dhuna e drogës është në rritje.