Liban, 4 të dënuar për spiunazh në favor të Izraelit
Bejrut - Katër persona janë shpallur fajtorë nga prokurori i gjykatës ushtarake libaneze për spiunazh në favor të Izraelit. Burime gjyqësore bëjnë të ditur se numri i të shpallurve fajtorë ka shkuar në 25, që pas fillimit të çështjes në muajin prill.
"Nasser Nader, Nawal Maalouf, dhe Moustafa Said, të tre të arrestuar, u akuzuan për bashkëpunim me armikun dhe se kishin dhënë informacioneve përsa i përket pozicioneve ushtarake dhe personaliteteve politike me objektivin për t'i vrarë", deklaroi i njëjti burim.
Mes këtyre personaliteteve, bënte pjesë edhe Ghaleb Awali, një zyrtar i lëvizjes shite libaneze të Hezbollahut, i cili u vra nga shpërthimi i veturës së tij në Bejrut më 2004-n.
I dyshuari i katërt, Samer Abou Arraj, i arratisur, u shpall fajtor pasi kishte rekrutuar bashkëpunëtorë për t'u marrë informacione.
Rreth 25 persona, 16 prej të cilëve libanezë dhe palestinezë ndodhen aktualisht në burg që nga muaji prill, mes të cilëve dhe ish-gjenerali i Sigurisë së Përgjithshme, bashkëshortja e tij dhe nipi i tij pasi ishte mësuar se punonin për llogari të Izraelit për 15 vjet me radhë.