E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, përmbyset autobusi: 16 të vdekur

Bullgari - Në aksidentin automobilistik që ndodhi në afërsi të qytetit Jamboll të Bullgarisë humbën jetën 16 persona ndërsa 15 të tjerë u plagosën. Sipas lajmit që u bë e ditur nga Ministria e Brendshme Bullgare, një autobus pasagjerësh doli nga rruga në afërsi të qytetit Jamboll pranë kodrës Bakërxhik, pasi drejtuesi i mjetit humbi zotërimin e timonit.

Autobusi fillimisht është përplasur me një pemë pastaj u përmbys mbi një grup njerëzish që ishin mbledhur për një kremtim religjioz.

Pasojat mbi pasagjerët e autobusit dhe besimtarët është e rëndë: 16 të vdekur dhe 15 të plagosur, kryesisht rëndë.

Autoritetet deklaruan se të plagosurit po kurohen në spitalin e Jambollit.

Aksidenti ka shkaktuar një shok në shtetin ballkanas i cili ka marrë vendimin e një zie kombëtare. Partitë politike të cilat përgatiteshin për zgjedhjet në Parlamentin Evropian më 7 qershor i kanë ndërprerë përkohësisht fushatën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›