Honduras/Qindra mbështetës të Zelaya mërgojnë në Nikaragua
Shumë mbështetës të ish-Presidentit të rrëzuar të Hondurasit Manuel Zelaya të dëshpëruar u rikthyen në shtëpi nga kufiri me Nikaraguan, të tjerë të cilët ishin ndaluar nga ushtria në afrimin në kufi, dolën në kodra dhe pyje dhe kaluan në Nikaragua për të arritur Zelayan.
Trupat honduriane të vendosura në pikat e kontrollit nuk kanë lejuar mijëra demonstrues që të tregojnë mbështetjen e tyre në kufi për liderin e majtë, aktualisht i mërguar në Nikaragua.
Qindra hondurianë të cilët arritën në kufi kaluan në Nikaragua me Zelaya, duke u fshehur të dielën në qytetin e Ocotal duke planifikuar lëvizjen e tij të ardhshme.
Kryqi i Kuq ka dërguar mbështje humanitare dhe në ushqime në të dyja anët e kufirit.
Në kryeqytetin Tegucigalpa, liderët e lëvizjes pro-Zelaya thanë se një sasi e vogël eksplozivi shpërtheu jashtë ndërtesës ku ata ishin mbledhur, duke thyer xhamat por pa shkaktuar viktima.
Tensione u krijuan dhe gjatë funeralit të një personi të gjetur të vdekur në El Paraiso në rethana të paqarta. Të pranishmit në funeral dogjën një makinë policie dhe rrahën 2 oficerë policie. Është ende e paqartë se si ai vdiq, por përkrahësit e Zelaya fajsësojnë policinë.
Zelaya u akuzua nga Kongresi dhe Gjykata e Lartë e Hondurasit për përpjkje në zgjerimin e kufijve presidencialë dhe e dëbuan atë më 28 qershor.
Shtetet e Bashkuara, qeveritë e Amerikës Latine dhe Kombet e Bashkuara kërkojnë që Zelaya të rikthehet në pushtet, por Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton e kritikoi atë si të pamatur kur ai ndërmori disa hapa drejt tokës Honduriane të premten, si një gjest simbolik përpara medias ndërkombëtare. Por Zelaya u kundërpërgjigj duke thënë se Clinton duhet të ndalojë së shmanguri çështjen e diktaturës në Honduras.