E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honeymoon në Festivalin e Filmit në Hong Kong



"Honeymoon" ose "Muaj Mjalti", filmi që hapi sytë e ndërkombëtarëve mbi diskriminimin e Ballkanasve për regjimin e vizave dhe lëvizjen e lirë po konkuron në Festivalin e Filmit në Hong Kong bashkë me filma të tjerë prestigjozë nga regjizorë mjaft të njohur si Fransua Ford Kopola, Roman Polanski, Marko Belokio, Coen Brothers . Honeymoons'' (Muaj Mjalti) filmi i pare serbo-shqiptar, pritet të shfaqet në shtator në kinematë amerikane. Bashkëskenaristi Genc Përmeti na zbulon se javën e ardhme filmi rrugëton edhe drejt Skandinavisë në Kopenhagen.

Me regjisor serbin Goran Paskaljevic dhe lojën e mjeshtrave shqiptarë të aktrimit Yllka Mujo e Bujar Lako, filmi mori çmimin e Madh si filmi më i mirë i Evropes Juglindore në Festivalin e 34-t Ndërkombëtar të Filmit në qytetin amerikan, Kleveland. Filmi flet për dy çifte të reja të sapomartuar, njëri shqiptar dhe tjetri serb me një fat të përbashkët. Filmi ka konkuruar edhe në Festivalin e Venecias në shtator 2009.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›