E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uto Ughi dhe Orkestra Filarmonike e Romës, koncert në skenën e TKOB

Në kuadër të stinës së madhe të veprimtarive Italia dhe Shqipëria 2010-dy popuj, një Det, një Miqësi, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, paraqet, të enjten 8 prill 2010, një koncert madhështor të M° Uto Ughi,

violinist italian me famë botërore, shoqëruar nga e mirënjohura Orkestra Filarmonike e Romës. M° Ughi, i cili ka shfaqur një talent të jashtëzakonshëm që në fëmijërinë e hershme, ka studiuar nën drejtimin e Gorge Enescut, mësues i Yehudi Menuhinit dhe ka nisur turnetë e tij të mëdha europiane duke dhënë shfaqe në kryeqytetet më të rëndësishme. Ka interpretuar në gjithë botën, në festivalet kryesore me orkestrat simfonike më në zë ndër të cilat orkestra Concertgebouë e Amsterdamit, Boston Symphony Orchestra, Philadelphia Orchestra, New York Philharmonic, Washington Synphony Orchestra e mjaft të tjera, nën drejtimin e dirigjentëve si Barbirolli, Bychkov, Celibidache, Cluytens, Chung, Ceccato, Colon, Davis, Fruhbeck de Burgos, Gatti, Gergiev, Giulini, Kondrascin, Jansons, Leitner, Lu Jia, Inbal, Maazel, Masur, Mehta, Nagano, Penderecki, Pretre, Rostropovich, Sanderlin, Sargent, Saëallisch, Sino poli, Slatkin, Spivakov, Temirkanov. Uto Ughi nuk është i dhënë vetëm pas muzikës, por ndodhet në pararojën e jetës sociale të vendit dhe angazhimi i tij i kushtohet mbi të gjitha ruajtjes së trashëgimisë artistike kombëtare. Ka themeluar festivalin Omaggio a Venezia, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për restaurimin e monumenteve historike të qytetit lagunor. Pas kësaj eksperience, festivali Omaggio a Roma (nga 1999 deri në 2002) ka si qëllim vlerësimin e talenteve të reja të formuara në konservatorët italiane si dhe përhapjen e pasurisë së madhe muzikore ndërkombëtare, me koncerte të organizuara falas për publikun. Ide të tilla, të filluara në vitin 2003, ndiqen sot nga festivali Uto Ughi per Roma, ku Ughi është ideatori, themeluesi dhe drejtori artistik.

Last Updated on E Marte, 06 Prill 2010 20:02

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›