E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: “Socialistët, avokatë të akteve të ulëta të Ramës”

Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, dënon qëndrimin e deputetëve të Partisë Socialiste dhe të disa analistëve që, sipas tij, kanë dalë në mbrojtje të akteve më të ulëta dhe primitive të kreut socialist, Edi Rama. Gjatë një konference për shtyp, Paloka shprehu shqetësimin për deklaratat e deputetëve socialistë dhe të disa që ai i quajti, pseudoanalistë, që pretendojnë se është turp denoncimi i akteve të shëmtuara dhe primitive nga kryeministri Berisha dhe jo vetë aktet që ka kryer Edvin Rama, për të cilin nuk ekzistojnë vlerat e familjes. “Erdha këtu sot si gazetar, si deputet, si prind dhe si bashkëshort për tu shtruar disa pyetje këtyre mjeranëve. A keni ju vajza, dhe si do të ndjeheshin, nëse një mostër primitive do ti zhvishte sot ato lakuriq në plazhet publike. A keni ju gra, dhe a do të pranonit ju ti zhvishnit ato, si Edvin Rama nëpër plazhe, duhet tu drejtohem dhe atyre zonjave që dje protestuan për Edvin Ramën? Si do të ndjeheshit ju, nëse bashkëshortët tuaj do tu akuzonin, të nderuara zonja, se fëmija juaj nuk është i burrit tuaj, por i babait të burrit tuaj, si do të ndjeheshit ju, të nderuar zotërinj, që dje bëtë gjethen e fikut për Edvinin, kur burrat e motrave apo vajzave tuaja të akuzonin se fëmijën e kanë me vjehrrin e tyre, sikurse ka akuzuar Edvin Rama, të shoqen e tij?”, - tha Paloka. Ai u kërkoi të gjithë socialistëve të distancohen nga kreu i tyre, Edi Rama, duke nënvizuar se qenia e tij në politikë është një fatkeqësi për Shqipërinë. “Ju jeni të mjerë që dilni në mbrojtje të tij, vetëm për disa leje ndërtimi apo shkaqe të tjera. Uroj që të mos ndanit me Ramën moralin primitiv, po të skuqeshit për aktet e tij”, - u shpreh Paloka. Tri ditë më parë të njëjtat akuza i artikuloi në Kuvend kryeministri Sali Berisha, i cili shtoi se tashmë opozitës do ti shkulen dhëmbë e dhëmballë e më pas edhe nofullat.

Ky lajm është publikuar: 29/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›