Gjermeni: “Topalli ka trazuar shpirtrat e të gjitha grave”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni ka reaguar pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në mbështetje të fyerjeve dhe akuzave ndaj kreut të PS-së, Edi Rama. Sipas saj, Jozefina Topalli ka trazuar dje shpirtrat e të gjitha grave dhe jo vetëm, me deklaratat ku mori në mbrojtje kryeministrin për fjalimin që sulmonte kreun e PS, Edi Rama. “Jemi të shokuar nga fakti se e vetmja vërejtje që Topalli kishte për fjalimin e dhunshëm të Kryeministrit, ishte - që ai fjalim nuk qe mbajtur më parë, - ka pohuar Gjermeni. Ajo vlerësoi se Kryeministri cenoi në një fjalim të vetëm, gjyshe, nëna, gra, e vajza duke i dhunuar ato pikërisht në ditët kundër dhunës gjinore, këto ditë që përkujtohen në mbarë botën duke e konsideruar këtë dhunë si shkelje të të drejtave të njeriut. “Mjafton kaq, për të kuptuar se angazhimi i kryeparlamentares kundër dhunës ndaj grave nuk është një përpjekje reale për ta parandaluar edhe luftuar këtë dhunë”, - tha Gjermeni. Ajo shtoi se vetë dhuna e shprehur në institucione në vetvete, është edhe një faktor që ndikon në nxitjen e dhunës në shoqërinë shqiptare. Për deputeten e re socialiste, shkelja e etikës parlamentare edhe përligjja e saj në emër “të tempullit të së vërtetës” e njollosin këtë institucion edhe përligjin faktin se më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk e gjejnë veten të përfaqësuar aty. “Sot më shumë se dje jemi të bindur se kauza jonë është e drejtë”, - konkludoi Gjermeni.
Ky lajm është publikuar: 29/11/2009