E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të paktën është pro zgjerimit të unionit

Autori i Lajmit: Reuters
Presidenti i parë në historinë e BE-së, Herman Von Rompuy, theksoi se Evropa duhet të luajë një rol të fuqishëm në botë dhe nënvizoi se mbështet anëtarësimin e shteteve të reja në Union. Ai theksoi se shtetet mund të bëhen anëtare të BE-së, nëse përmbushin kushtet e nevojshme. Kjo deklaratë e Von Rompuy u cilësua si një përgjigje ndaj spekulimeve se ai kundërshton fuqishëm anëtarësimin e Turqisë në Union. Presidenti i BE-së tha se do të punojë për të siguruar pajtimin e 27 shteteve anëtare të BE-së në lidhje me çështjet më të rëndësishme evropiane dhe globale. “Jetojmë në një kohë mjaft të vështirë. Po përballemi me krizë financiare, me nivel më të lartë të papunësisë dhe me ndryshime klimatike. Megjithatë, të gjitha këto probleme mund të zgjidhen, nëse ndërmarrim përpjekje të përbashkëta. Në anën tjetër, shefja e re e BE-së për politikë të jashtme, Cathrin
Ashton, theksoi se është e befasuar me emërimin e saj në këtë funksion, por gjithashtu tha se e ndien veten të nderuar. “Puna me Këshillin e Ministrave dhe Komisionin e Evropës do të jetë sfidë. Do të jetë sfidë edhe fakti se unë do ta ushtroj e para këtë funksion. Gjithashtu, krenohem me faktin se ky funksion i ka takuar një femre. Do të vazhdoj punën time efikase, siç kam punuar edhe deri më tani dhe do të bëj çmos që ta përfaqësoj si duhet BE-në”, - theksoi Ashton. Në komentet e para pas emërimit të Von Rompuyt dhe Ashtonit u theksua se emërimi i tyre është rezultat i kompromisit, të cilin udhëheqësit e Evropës e arritën gjatë drekës së punës në Bruksel. Mediet britanike ishin të një mendjeje se dy funksionet më të larta të BE-së u janë ndarë politikanëve, të cilët janë relativisht të panjohur në skenën e politikës ndërkombëtare. Gazeta Financial Times theksoi se kjo përzgjedhje shënon kulmin e procesit të modernizimit, i cili ka zgjatur një dekadë dhe ka për qëllim të drejtojë në mënyrë më efikase ndikimin global të Evropës. “Me zgjedhjen e Von Rompuyt për president dhe të Ashtonit për shefe të re të diplomacisë, janë zgjidhur grindjet e brendshme në radhët e Unionit, por edhe më tej mbetet dilema se a janë zgjedhur në këto funksione kandidatët më të mirë”, - theksoi Financial Times. Diplomatët evropianë kanë theksuar se me emërimin e presidentit nga Belgjika dhe të shefes së diplomacisë nga Britania është shprehur nevoja për të baraspeshuar ndikimin e shteteve të mëdha dhe të vogla anëtare të Unionit. FT vlerësoi se Van Rompuy dhe Ashton nuk janë figura të rëndësishme politike dhe shtoi se shumë njerëz do të jenë të mendimit se Evropa ka dëshmuar paaftësinë e saj për të vënë vulën e vet në politikën globale. Gazeta tjetër The Guardian theksoi se pas bllokadës pesëvjeçare, Evropa nuk ka marrë vendimin dëshiruar. Kjo gazetë vlerësoi se presidenti i parë në historinë e BE-së do të jetë Kryeministri i Belgjikës, i cili shkruan poezi dhe për të cilin dihet shumë pak jo vetëm në botë, por edhe në Belgjikë. “Askush nuk do të kthehet nga ata në Bruksel e lëre më në Pekin. Evropa bëri një hap prapa dhe nuk e shfrytëzoi rastin që të ndalë lëvizjen e mëtejshëm nga bota, e cila do të dominohet nga dy pole - nga SHBA dhe Kina”, - shkruante The Guardian.

(Reuters)

Ky lajm është publikuar: 29/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›