E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, MPJ: Dorëheqja e Hoxhajt, spekulim

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar pas publikimit në disa media se kreu I saj Enver Hoxhaj do të japë dorëheqjen. Në një deklaratë të saj, MPJ e Kosovës i ka cilësuar këto publikime si spekulim dhe të pavërteta.
 

“Ministri Hoxhaj nuk e ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ne do të vazhdojmë me përkushtimin e pathyeshëm për të përmbyllur procesin e njohjeve, por gjithmonë duke ruajtur kredibilitetin e shtetit tonë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Artan Behrami.

“Tribuna shqiptare” ka publikuar një shkrim, sipas të cilit Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pritet të jap dorëheqjen javën e ardhshme, pas mosmarrëveshjeve lidhur me njohjen ose jo nga Republika e Malit.
 

Sipas kësaj gazete, burime mirë të informuara brenda kabinetit qeveritar kanë thënë se ministri Hoxhaj po bëhet gati t`ia komunikojë kryeministrit lajmine dorëheqjes. Këto burime kanë thënë se Hoxhaj të hënën ose të martën do t`i paraqesë Thaçit dorëheqjen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›