Horge Lorenco: Vlej më shumë nga sa më paguan Jamaha
Nëpërmjet ofertës për rrogë 5 milionë euro në sezon, Honda duket se ia ka arritur qëllimit: tashmë marrëdhënia e Horge Lorencos dhe Jamahas ka marrë krisje. Së fundmi, piloti spanjoll ka deklaruar: "Është e kotë të mohoj faktin se Honda më ka bërë një ofertë mjaft interesante. Nëse nuk do të ishte për këtë propozim, do ta kisha rikonfirmuar kontratën me Jamahan". Më tej, Lorenco shtoi: "Te Jamaha ndihem mirë, por jam i bindur se me paraqitjet e mia kam treguar që vlej më shumë nga sa më paguajnë".