Shqipëria do të porosisë vaksinën për gripin e derrit
Më në fund lajmin që prisnim të gjithë e dëgjuam zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë. Vaksina specifike për virusin AH1N1, gripin e derrave do të porositet edhe nga shteti shqiptar. Ndërkohë që vaksinat janë në prodhim dhe janë bërë porositë e para, Ministria e Shëndetësisë ka realizuar një takim zyrtar me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Konkretisht, dje ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka pritur në zyrë nëndrejtoreshën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për Europën, Nata Menabde, për të diskutuar "ekskluzivisht" për çështjen e gripit të derrave, masave, bashkëpunimin, direktivat dhe projektet që ka Shqipëria. Ka qenë ky takim që ka sjellë edhe një konfirmim zyrtar nga dikasteri i shëndetësisë, mbi porosinë e vaksinave specifike për mbrojtjen nga AH1N1.
Ministria e Shëndetësisë, po njihet mbi ecurinë e prodhimit të vaksinës dhe është në fazë shqyrtimi mundësia e porositjes së dozave për Shqipërinë. Veç stokut që disponon vendi ynë ka kërkuar edhe 50 mijë Tamiflu të tjera. Sakaq, firmat private farmaceutike do të sjellin edhe vaksinën e thjeshtë të gripit, e cila do të tregtohet në farmacitë e të gjithë vendit.
Takimi me OBSH
Për sa i përket vaksinimit të grupeve të popullsisë, në takimin mes dy palëve u theksua se kategoritë e domosdoshme që duhen vaksinuar janë punonjësit e shëndetësisë, të cilët duhet të jenë në shëndet dhe eficensë të plotë të tyre, punonjësit e disa institucioneve, si bankat. Ndërkohë, është shumë e rëndësishme të vaksinohen fëmijët e vegjël, pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike, gratë shtatzëna. "Ne biseduam mbi atë që ne të jemi të mirëpërgatitur në rastin e përhapjes së kësaj pandemie në Shqipëri dhe të dimë të përshtatim të modelojmë qëndrimet tona në lidhje me situatat e reja epidemiologjike dhe virologjike", tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Sipas saj, strukturat shëndetësore shqiptare janë në bashkëpunim të vazhdueshëm e të përditshëm me OBSH për këmbim informacionesh, idesh të reja mbi asistencën. Kooperimi mes palëve është për modifikimin, përditësimin e vazhdueshëm të qëndrimeve në rast të shfaqjes së pandemisë, në mënyrë që Shqipëria t‘i qëndrojë ‘këmbë pas këmbe‘ ndryshimeve epidemiologjike dhe virologjike.
Marrja e masave
Shqipëria është e mirëpërgatitur lidhur me masat e nevojshme në rast të përhapjes së kësaj pandemie. Po ashtu, asistenca e vazhdueshme me Organizatën Botërore të Shëndetësisë mundëson përshtatjen dhe modelimin e qëndrimeve dhe masave lidhur me situatat e reja epidemiologjike dhe virologjike në vend.
Ministria e shëndetësisë ka dhënë një urdhër për kontrollin dhe ekzaminimin specifik për të gjithë ata qytetarë që rezultojnë me komplikacione nga virozat e stinës. Sipas direktivave të OBSH në një javë duhet të merren për ekzaminim të paktën 10 kampionë.
Në sajë të një bashkëpunimi me laboratorët në Rumani, Instituti i Shëndetit Publik mund të dërgojë këto kampione për një rikonfirmim të dytë nga specialistët në Bukuresht.