Horner: Urdhra ekipi? Red Bull nuk ndryshon
Formula 1
Megjithëse FIA u ka ndezur “dritën jeshile” urdhrave të skuadrave gjatë garave të Formula 1, rregulli i ri nuk u bën përshtypje drejtuesve të Red Bullit. “Nuk mendoj se për ne do të ndryshojë diçka”, deklaroi Kristian Horner, drejtuesi i kampionëve të dyfishtë të botës, për revistën “Autosport”. “Do të vazhdojë t’u garantojmë pilotëve tanë të njëjtën mbështetje si më parë. Për skuadrën tonë ka më tepër rëndësi ajo që pilotët bëjnë në pistë, mentaliteti ynë do të mbetet i njëjti edhe gjatë sezonit të ri”.