Horoskopi i dates 15 dhjetor 2007
DASHI (ARIES) Shihni nëse është e mundur që të ndryshoni në sajë të asaj energjie që ju mban të lidhur gjithë kohën - gjërat nuk janë kurrë aq perfekte por ju mund të qëndroni afër tyre mjaftueshëm pa bërë ndonjë teprim të aktiviteteve tuaja të ditës. DEMI (TAURUS) Mirë se erdhët në botën reale dhe në situatat e vështira të cilat ju nuk i njihni, pasi familja juaj ka qenë një mbrojtëse juaja. Kini kurajë dhe përballuni me jetën pasi do të ndieni satisfaksionin e të qenit i rritur dhe përgjegjës. BINJAKËT (GEMINI) Dikush afër jush është duke ju mbajtur disa sekrete - por nuk është ndonjë sekret i madhqëmundt'jundryshojëjetën. Janëduke fshehur vetëm disa gjëra të vogla të cilat bien ndesh me temperamentin tuaj. Ju ndoshta as s'do ta merrni në konsideratë kur ta zbuloni. GAFORRJA (CANCER) Intuita juaj është duke ju transmetuar mesazhe të pamjeve të dhunshme pikërisht tani dhe ju duhet të siguroheni që ti kushtoni kujdes. Ju duhet të siguroheni për dika të re që ka lidhje me një mik ose me një mik të familjes. LUANI (LEO) Në mjedisin e punës përpiquni të ruani gjendjen tuaj dhe të tregoni hapur ato çka mendoni për gjithsecilin. Vetëm kështu do të ndiheni të qetë në vetvete në profesionin tuaj. Jeta sentimentale do të ketë një kuptim të veçantë për ju sot. VIRGJËRESHA (VIRGO) Kontributi juaj për një projekt është i gjallë dhe frytdhënës, megjithëse kjo nuk do ta ndihmojë edhe aq pozicionin tuaj. Tani është koha e përshtatshme të shfaqësh pak altruizëm, kështu që shih rrotull dhe bëni çfarë ju mundeni. PESHORJA (LIBRA) Ju duhet të jeni i sigurt për të hedhur hapin për çfarëdo projekti ose pasioni që ju keni sot - edhe pse çdo gjë duket si territor i humbur. Aftësitë tuaja mund ti bëjnë gjërat që të shkojnë sipas mënyrës suaj sigurisht, megjithëse kjo mund t'ju marrë ca kohë. AKREPI (SCORPIO) Ju keni nevoje të përballeni me çështjet me kokën lart - duke i evituar ato vetëm i vështirësoni gjërat. Lajmi i mirë është se nyja po zgjidhet në favorin tuaj, megjithëse do të duhen ca ditë që kjo të bëhet e dukshme qartë. SHIGJETARI (SAGITTARIUS) Ju dukeni shkëlqyeshëm dhe madje shpreheni më mirë duke e bërë këtë një ditë perfekte për një takim ose intervistë pune. S'ka rëndësi se çfarë ndodh, njerëzit duhet të mbeten me një përshtypje të mirë për ju dhe talentin tuaj. BRICJAPI(CAPRICORN) Bashkëpunimi me kolegët do ju sjelli përfitime të dyanshme në ambientin e punës. Pozicioni i financave do jetë në favorin tuaj sot. Do merrni një ftesë për darkë nga një person që keni humbur kontakte me kohë. UJORI (AQUARIUS) Ju dhe shefi juaj tani nuk jeni duke ngrënë inat me njëri - tjetrin dhe ju ndoshta keni nevojë të uleni paksa - kjo vetëm për momentin. Prit për një ditë ose dy e shumta, ndërkohë më shumë informacion do të qarkullojë dhe atëherë shih kush ka të drejtë. PESHQIT (PISCES) Ajo çka duhet të bëni sot në çështje profesionale, është ruajtja e qetësisë,merrini situatat sa më shtruar dhe tregoni të gjithë aftësitë tuaja. Dita do ju sjellë mbarësi në çështje sentimentale dhe familjare.