Ushqyerja gjatë 4-5 muajve të parë të jetës
Nënat, gjithashtu, duhet të dinë dhe të mësojnë se: në vitin e parë të jetës, nevojat për ushqim të plotë e të saktë janë më të mëdha sesa në moshë të rritur. Një ushqim korrekt në këtë vitë, bën të mundur që jo vetëm rritja në peshë dhe gjatësi të jenë të rregullta, por, edhe zhvillimi psikomotor të jetë i rregullt. Për të arritur një rritje dhe zhvillim të tillë është e domosdoshme, që deri në muajin e 4 - 5-të, foshnja të ushqehet vetëm me qumështin e gjirit, nëse ka mundësi.
Natyrisht, në vëndin tonë ka mbizotruar dhe mbizotron mentaliteti i nënave për ushqimin me gji, por sidoqoftë, për shkak të modernizimit të jetës: futjes në qarkullim të ushqimeve industriale për foshnjet e vogla; ideve se ushqimi me to është më i mirë se ka më shumë vitamina, më i përshtatshëm dhe më i lehtë për tu përdorur; mendimeve të gabuara se ndërprerja e gjirit ruan "linjat trupore"; konditat për të rifilluar shpejt punën shtetërore apo private etj etj, kanë bërë të vërehen dy dukuri të reja: Ndërpreja e gjirit shumë shpejt (brënda 40 ditëve të para) apo futja në përdorim e qumështit industrial, si shtesë e ushqimit me gji edhe pse nuk është fare e domosdoshme.
Shpesh herë vërehet se nënat e reja interpretojnë gabim, futjen e duarve në gojë apo hapjen e gojës dhe lëpirjen me gjuhë të Çdo rrobeje apo sendi që vjen në kontakt me faqet e fëmijës. Të dy veprimet e mësipërme të fëmijës, nuk janë gjë tjetër veCse veprime të cilat nuk kanë të bëjnë fare me urinë apo mosngopjen e tij. Veprimi i parë (futja e duarve në gojë) ka të të bëjë më procesin e njohjes së mjedisit. Mjedisi i vetëm në këtë moshë për foshnjen është vetja e tij e në mënyrë të posaCme gishtat e dorës. Nga ana tjetër i vetmi organ që mund ta realizojë këtë proces, në këtë moshë, është goja. Me anë të gojës foshnja fillon të diferencojë rrumbullaksinë, ashpërsinë, lëmueshmërinë, gjatësinë e tj. Po të vini re me vëmëndje, aty nga muaji i katërtë apo i pestë, fëmija fillon e fut në gojë këmbët e tij. Arësyeja e vetme është krahasimi midis gishtave të duarve dhe të këmbëve. A mendoni se edhe në këtë kohë, futja e këmbëve në gojë është shprehje e dëshirës për të pirë? Po kështu edhe veprimi i dytë është shprehje e asaj që ne mjekët e quajmë refleksi i pirjes dhe është normal për Çdo fëmijë por, aspak normal për ne për ta vlerësuar si shenjë për të pirë.
Qumështi i gjirit është ushqimi më thelbësor për fëmijën, sepse përmban të gjitha lëndët ushqimore esenciale për një zhvillim fizik korrekt. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të industris ushqimore për fëmijë, ka qënë dhe mbetet e pamundur prodhimi një qumësht plotësisht si ai i gjirit.Ushqyerja me qumështin e gjirit është një ushqyerje e pa zëvëndësueshme me asnjë lloj ushqimi tjetër, Cfarëdo qoftë ky dhe në Cfarëdo lloj vëndi të zhvilluar të jetë prodhuar.
Sidoqoftë, përveC dy arësyeve që thashë më lart, ka edhe disa kondita të tjera të veCanta të cilat mund të detyrojnë nënën të mos e ushqejë fëmijën me qumështin e gjirit.Kondita të tilla do të ishin p.sh: Mungesa e pjesëshme apo e plotë e qumështit të gjirit; gjëndja shëndetsore e nënës (sëmundje infektive të rënda apo sëmundje të rënda mendore); difekte të lindura të gojës së foshnjes (gojë ujku); Crregullime psikologjike të nënës. Në këto raste bëhet domosdoshmëri gjetja e rrugëve të tjera për ushqimin e foshnjeve, sikurse është ajo me formula të ndryshme industriale e që i afrohet në maksimum qumështit të gjirit. Ushqyerja me këtë mënyrë është e lehtë në përdorim. Por, KUJDES!
Siguroni pastërtinë e mjeteve të cilat do të përdorni, shishes dhe kapes plastike, të cilat duhet të pastrohen, lahen dhe zihen mirë pas përdorimit! I ruani ato në vënde të mbyllura ku të mos kenë kontakt me pluhurat dhe insektet fluturuese! Asnjëherë dhe për asnjë arësye, mos merrni me vete shishe me qumësht të përgatitur për t'ja dhënë fëmijës në se do të largoheni nga shtëpia bashkë me të!
Siguroni marrjen e sasisë së domosdoshme të pluhurit të qumështit me lugën matëse. Çdo ndryshim i sasisë së tij nga ajo që porosit prodhuesi do të sillte një qumësht jashtë kritereve. Prandaj: Mbushni lugën matëse me një lugë gjelle (pa ngjeshje), hiqni masën e tepërt me një fletë të vogël letre dhe jeni në masën ideale që kërkohet. Për Çdo lugë matëse duhet të merrni 30 mililitra ujë, të zier dhe të vakur!
Ushqimi i tretë i lëngët që mund të përdoret, për mungesë të qumështit të gjirit, apo i pamundësisë për të përdorur formulat industriale, është qumështi i bagëtive e kryesisht ai i lopës. Natyrisht, kjo mënyrë ushqyerje është më e vështirë për t'u realizuar por, sidoqoftë mund të përdoret pa hezituar në se nuk kemi mundësi të tjera, por KUJDES!
Sigurimi i pastërtisë të enëve që përdoren bëhet akoma edhe më i madh. Në këtë sigurim hyn edhe pastërtia mikrobiologjike e qumështit. Për këtë qëllim përdorni vetëm qumësht të blerë në marketet, mbajeni atë në frigorifer dhe zjejeni sa herë që do ta përgatisni për vaktin e fëmijës! Qumështi është një ushqim shumë i favorshëm për rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave të dëmshëm për të gjithë, por në mënyrë të veCantë për foshnjet. Është për këtë arësye që ne pediatrit rekomandojmë më shumë, sidomos në stinën e verës, përdorimin e kosit. Kosi ka të njëjtat vlera si edhe qumështi por është një asortiment i cili nuk lejon zhvillimin e mikroorganizmave të dëmshëm dhe, jo vetëm kaq. Ai është mpiksur më parë dhe lehtëson punën e stomakut për ta kthyer qumështin në kos.
Qumështi i lopës nuk mund t'i jepet fëmijës ashtu siC është. Ai duhet të modifikohet në mënyrë që të jetë i përshtatshëm për t'u tretur, thithur e asimiluar nga organizmi i foshnjes. Ky modifikim bën të mundur që, për një masë të caktuar të ulim nivelin e yndyrnave dhe të shtojmë nivelin e sheqernave të qumështit të lopës. Modifikimi apo hollimi i qumashtit mund të realizohet nëpërmjet lëngut të drthrave ku vendin kryesor e ze lëngu i orizit. Ky hollim në fillim bëhet në raportin 1/1 e më vonë, në mënyrë graduale, kalon në 2/1 e 3/1 në favor të qumështit deri sa, në moshën 2-2.5 muaj, fëmija mund ta marrë atë të plotë. Çdo mase prej 100 mililitrash qumështi të holluar me lëng orizi duhet ti shtoni 5 gr. sheqer
Të gjithë zëvëndësuesit e qumshtit të gjirit, mund të përdoren për të plotësuar sasinë e domosdoshme të qumështit të gjiri pas Çdo pirjeje ( ushqyerja plotësuese) ose, për të zëvendësuar plotësisht një vakt apo disa vakte (ushqyerja zëvendësuese). Këto mënyra dhe sasia e tyre varen shumë
nga prodhimi i qumështit të gjirit dhe vendosen në bashkëpunim me mjekun tuaj të këshillimores. Prandaj: Asnjëherë mos ndryshoni apo mos filloni një lloj ushqimi apo një tjetër, pa u këshilluar dhe vendosur së bashku me të!
A E DINI SE:
Për të qënë të sigurta se fëmija ngopet gjatë pirjes së gjirit duhet ta vëzhgoni atë me kujdes? Nëse për 10-20 minuta, fëmija pi ritmikisht duke thither 2-3-4 herë dhe duke u gëlltitur një herë, pa e zënë gjumi dhe pa e ndërprerë pirjen për arësye të ndryshme, atëhere të jeni të bindura se fëmija juaj ka marrë aq qumësht sa t'i mjaftojë për një periudhë kohore 2.5 deri në 3 orë.
A e dini si përgatitet lëngu i orizit?
Fare kollaj:
Merrni 30 gr. oriz (2 lugë gjelle), pastroheni dhe laheni mirë. Ziheni për rreth një orë, në një tenxher ku kemi hedhur 1 litër ujë. Shtoni herë pas here sasi të vogla uji, për të ruajtur në Çdo moment sasinë e ujit prej 1 litri. Pas kësaj proCedure, kaloheni të gjithë sasinë që keni në tenxhere në një sitë, pa ushtruar presion, dhe kështu keni përftuar atë që quhet lëng orizi 3% dhe që do t'ju shërbejë për të gjitha vaktet e një dite.
A ka lëngje të tjera?
Natyrisht që ka! Me të gjitha llojet e drithrave mund të përftojmë lëngje me të cilat të modifikojmë qumështin e lopës, një lloj si edhe lëngu i orizit. Kështu për shëmbëll mjaft të vlefshëm janë gruri, elbi apo edhetërshëra. Të gjitha llojrat e drithrave kanë të njëjtën mënyrë të përgatitjes.
1 - PERGJIGJET
Dr.Shkelqimi, ju uroj gjithë të mirat ju dhe redaksisë. Jam një nënë me banim në Greqi, kam vajzën 18 muaj, flet, kupton, rri pas divaneve në këmbë, por nuk po ecën akoma. I kemi bërë analiza, kanë dalë mirë. Kur mund të ecë? Jam shumë në siklet, ju lutem më ktheni një përgjigje!
E nderuar lexuesja me banim në Greqi!
Ato që ju shkruani dhe si i shpjegoni, mua më lenë përshtypjen se 'sikleti' juaj është jo shumë i drejtë. Si do qoftë, për t'ju qetësuar më shumë dhe për t'ju shpjeguar se si lëvizin, kur ngrihen në këmbë dhe ecin lirisht po ju bëj një përmbledhje të shkurtër:
Përgjithësisht fëmijët kanë një rrugë pothuase të njëtë në kalimin e etapave të pjekjes së lëvizjeve, të ngritjes në këmbë dhe ecjes.
Këto etapa janë: Në moshën 5-7 muaj fëmijët fillojnë të rrotullohen nga pozicioni mbi bark në atë në shpinë. Pak më vonë, mëson dhe është në gjëndje të rrotullohet nga shpina mbi bark. Etapa pasardhëse (mosha 7-10 muaj) përfshin ecjen mbi bark si dhe zvarritjen me duar dhe gjunjë. Etapa e tretë (mosha 13 muaj) përfshin ecjen këmbadoras, ngritjen në këmbë dhe ecjen.
Por a mundet që të gjithë të jenë njëlloj? Kjo do të ishte e pamundur! Në tërë zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve ndikojnë, në mënyrë të lidhur fortë, dy faktorë: Trashëgimia dhe Mjedisi. E pra, përderi sa Çdo fëmijë ka një trashëgimi të caktuar nga prindërit e tij dhe, përderisa gjithësecili rritet në një mjedis të ndryshëm social, ekonomik, kulturor e tj. e tj. atëhere kuptohet se Çdo fëmijë ka mënyrën e tij të zhvillimit. Ky zhvillim mund të mos i ngjajë fare jo vetëm fëmijëve të familjeve të ndryshme por, edhe fëmijëve të së njëjtës familjeje. Është për këtë arësye që, studimet e ndryshme kanë vërtetuar se: Një pjesë e fëmijëve hapat e para i realizojnë në moshën 8-9 muajshe, pjesa dërmuese e tyre në moshën 13-14 muajshe dhe, një pjesë tjetër në atë 18-20 muajshe. Të dy ekstremet e ngritjes në këmbë, ajo 8-9 muaj dhe ajo 18-20 muaj zenë gati 13% e të gjithë fëmijëve! Shifër jo e vogël? Apo jo?
Mbase shkurt por, besoj se më kuptoni që fëmija juaj ka një zhvillim psikomotor mjaft të mirë në përgjithësi, po ashtu, edhe në atë të lëvizshmërisë. Kam bindjen se ju, fare shpejt, do të ngazëlleheni nga hapat e para të vajzës suaj, kësaj luleje që rritni e selitni.
Përshëndetje Dr.Cimi
2 -PYETJE PER DOKTORIN:
Djali im eshte 2 vjeç dhe akoma nuk flet. Artikulon fjale te ndryshme qe ne nuk i kuptojme. Pra flet ne ate gjuhen e tij. Qe 10 muajsh ka thirur baba e me pas mama por nuk na therret vazhdimisht, madje shume rralle. Nuk i pergjigjet emrit te vet kur e therret. Kemi vene re se kete gje e ben me dashje. Eshte shume indiferent kundrejt mjedisit. Keto jane gjerat qe na shqetesojne si prinder. Mbesim ne pritje te pergjigjes suaj ne gazete. Faleminderit
E nderuar lexuese apo lexues!
E lexova dhe e rilexova me shumë vëmëndje pyetjen që më bëni dhe bashkohem me shqetësimet tuaja. Për mua, ashtu si edhe për ju, fëmija përbën një problem. Problem që ka të bëjë me zhvillimin e tij. "Ndërprerja apo rrallësia e të thirrurit mama, baba"; Mos përgjigjia kur e thërret me emër e për më tepër që e bën me dashje"; "Indiferenca ndaj mjedisit" janë disa simptoma në mos të qarta, mjaft të dyshueshme, se djali juaj mbart një sindromë që quhet AUTIZËM (Mbyllje në vetëvete). Shkaqet për shfaqjen e tij janë të shumta. Organike (sëmundje), ashtu edhe psikologjike e marrëdhëniesh. Të flasësh për këtë sindromë do të duhej, më e pakta, një artikull i tërë, por unë do të dëshëroja: Së pari, t'ju përgëzoj se jeni shqetësuar në kohë dhe keni vlerësuar mjaft drejt, jo vetëm faktin e mos foljes por, shënjat e tjera që përmëndni! Së dyti, t'ju këshilloja të merrni kontakt me mua dhe së bashku edhe me psikologun dhe specialistin e të folurit të bëjmë të mundur, jo vetëm të ndërpresim zhvillimin e kësaj gjëndjeje por të fitojmë edhe kohën që mund të kemi humbur!
Përshëndetje
Dr. Cimi