Zyra e KESH: Televizioni A1 nuk ka borxhe te ne
Zyra e KESH: Televizioni A1 nuk ka borxhe te ne Urdhëruesit e ndërprerjes së energjisë elektrike te Televizioni A1 në ish-Kinostudio, konfirmuan dje se nuk ishte mospagesa e disa faturave të kamatëvonesave, shkaku i lënies në terr në televizionit, por fakti se janë urdhëruar të paralizojnë qëllimisht median vizive të "Spektër sh.a.". Edhe pse faturat u paguan dje para mesditës, KESH-i injoroi thirrjet për të rilidhur energjinë, duke treguar se po zbaton një urdhër politik të dhënë ditë më parë. Përfaqësuesja e KESH-it, Aida Sheshi në shënimin pas urdhër-xhirimit të bërë nga financa e TV A1, për llogari të KESH-it, në shumën 65.600 lekë të reja, thotë se klienti i ka likuiduar kamatëvonesat. Veprimi bankar është kryer paraditen e djeshme, rreth orës 11.30, për të mundësuar rilidhjen e energjisë në televizion. Por megjithëse TV A1 u tregua i gatshëm për të shlyer detyrimet, KESH-i nuk iu përgjigj këtij veprimi me rilidhjen e energjisë. Duke parë indiferentizmin e qëllimshëm të drejtuesve të KESH-it për të lënë pa energji organin mediatik të shoqërisë "Spektër", dje drejtoresha e TV A1, Brixhida Kokëdhima iu drejtua me një shkresë zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të KESH-it, Gjergji Bojaxhi, dhe për dijeni edhe Entit Rregullator të Energjisë. Në shkresën zyrtare, thuhet se: "Për herë të dytë gjatë muajve te fundit, mediat tona po bëhen pre e presionit tuaj arbitrar dhe të paligjshëm. I vetmi motivim është ushtrimi i presionit politik ndaj këtyre medieve, për të ndikuar politikat e tyre editoriale. Ne do të bëjmë të njohura për opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, gjatë javës së ardhshme, dhjetëra fakte të rënda që dëshmojnë represionin politik të ushtruar mbi ne, pjesë e të cilit është arbitrariteti juaj primitiv dhe i pashembullt". Drejtoresha e TV A1 kujton se një muaj më parë, mezi u arrit të ndërpritej terri në gazetën "Shekulli". Vetëm 30 minuta iu deshën specialistëve tuajm që pas urdhrit të ERE-s ta rregullojnë atë që drejtuesit e KESH-it e quanin defekt të rëndë, defekt i cili la pa drita për 3 javë rresht gazetën qendrore të vendit. Të enjten ishte Televizioni A1 subjekt i dhunës së radhës, ku u ndërprenë dritat sepse nuk ju ka paguar "aforfe" të njërës prej faturave tuaja. "Kemi muaj që kërkojmë të na argumentoni se, në cilin nen, në cilin ligj, në cilën normë e mbështesni një faturë me dy komponentë, (vlerës së treguar nga aparati matës i shtoni një shumë të konsiderueshme afrofe) dhe asnjë përgjigje nuk erdhi nga institucioni juaj. Në ballafaqimin e fundit të bërë prej Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të KESH u ra dako që të ishte gjykata, ajo që duhet të vendoste nëse ky faturim ishte i rregullt. Me gjithë këtë dje ju urdhëruat ndërprerjen e energjisë elektrike. Ju kërkojmë për herë të fundit, të mos bëheni vegël qorre në duart e politikanëve, që mendojnë se mund të ndryshojnë qëndrimet realiste të gazetareve tanë. Ata mund t'i mbyllin mediat tona, po kurrë s'kanë për t'i detyruar ato të gënjejnë. TV A1 nuk ka asnjë detyrim pa paguar ndaj KESH, përveç të tjerave, këtë e dëshmon dhe shkresa e Zyrës suaj të Pagesave, në të cilën thuhet shprehimisht: "TV A1 ka likuiduar bashke me ka kamatëvonesat" (bashkangjitur keni fotokopjen e kësaj shkrese)",- thuhet në shkresën zyrtare që drejtoresha e TV A1, Brixhida Kokëdhima nisi dje në adresë të drejtorit Bojaxhi dhe për dijeni edhe ERE-s. Në fund të shkresës, Drejtoresha e televizionit njofton se është e pamundur që televizioni të vazhdojë punën pa energji elektrike dhe të hënën do të jenë të detyruar të ndërpresin transmetimet e TV A1, ndërsa drejtuesit e KESHit do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha pasojat e shkaktuara. nga punonjësit e KESH-it mesditën e të enjtes, me motivin absurd dhe qesharak, se televizioni nuk kishte shlyer një faturë abuzive të muajit maj 2007, ku ishte vënë një shifër astronomike konsumi aforfe, poshtë shifrës së leximit të muajit. Sipas dokumentacionit që posedon kompania mediatike "Spektër", Televizioni A1 ishte shumë korrekt me shlyerjen e detyrimeve ndaj Korporatës Elektroenergjitike, dhe deri dje në mesditë figuronte e papaguar vetëm fatura aforfe e vënë në mënyrë abuzive nga KESH-i dhe disa kamatëvonesa, që u paguan dje në bankë rreth orës 11.30. Por Televizioni A1 nuk ka pranuar të paguajë vetëm shumat e vëna në mënyrë të qëllimshme në kurriz të tij, nga nëpunësit e KESH-it, që patjetër janë urdhëruar për këto veprime kriminale, në dëm të një biznesi dhe një organi të medias vizive. Televizioni A1 e ka dërguar në gjyq Filialin Elektrik të Tiranës, për të shpallur të pavlefshme faturimin afrofe të muajit maj, sepse pas leximit të muajit maj 2007, të kryer nga punonjësit e KESH-it më 31 maj, matësi tregoi vlerën 51.520 lekë pa TVSH, ndërsa poshtë leximit të muajit ishte vënë edhe faturimi aforfe në vlerën 3.153.920 lekë. Ky faturim ishte jashtë kushteve ligjore dhe i kundërligjshëm. Ligji Nr.9072, datë 22.05.2003 "Për sektorin e energjisë elektrike", neni 52, përcakton rastet e kryerjes së faturimit aforfe vetëm atëherë "kur klientët nuk janë të pajisur me aparat matës". Ndërsa, siç rezulton nga faturimet e muajve paraardhës, KESH-i e ka shkelur këtë nen. Faturimi aforfe është jashtë kushteve dhe kritereve të përcaktuara në Vendimin Nr.49, dt.21.10.2004 "për miratimin e mënyrës së faturimit të energjisë elektrike, për abonentët familjarë dhe jofamiljarë me matësa jashtë kushteve teknike" të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, ku përcaktohet se nëse matësi është i dëmtuar, faturimi bëhet sipas fuqisë së instaluar dhe koeficientit të shfrytëzimit ditor të kësaj fuqie, dhe se periudha e faturimit aforfe është jo më shumë se një muaj. Në realitet, aparati matës i energjisë elektrike të televizionit është i rregullt dhe pa defekte, ndaj është i pa aplikueshëm faturimi aforfe dhe se shuma e faturuar, rreth 32 milionë lekë të vjetra, është shumë herë më tepër se faturimi i një muaji. Ashti si në rastin e ndërprerjes së qëllimshme të energjisë elektrike te gazeta "Shekulli", edhe në Televizionin A1, puna ka vijuar falë përdorimit të gjeneratorëve. Por përdorimi i tyre ka një kosto shumë herë më të lartë dhe nëse KESH-i apo ERE nuk reflektojnë, transmetimet do të ndërpriten që në fillim të javës së ardhshme.