Trafik njerezish, pranga dy shqiptareve
ATHINE - Dy shqiptare jane arrestuar nga policia greke ne rajonin e Thesprotise, me akuzen e trafikut te qenieve njerezore. Te ndaluarit u kapen ndersa po transportonin nga Shqiperia ne token greke, 6 emigrante te paligjshem. Sipas informacioneve policore, ne makina ndodheshin dhe 9 emigrante te tjere, qe arriten te largohen. Nderkaq policia e vendit fqinj, njofton per arrestimin e 4 personave, pjesetare te se njejtes familje, ne Hania, si shperndares droge, heroine dhe hashash. Dy djem 16-vjecar dhe prinderit e tyre, do te perballen sot ne prokurori, me akuzat e trafikut te droges.