E Diel, 1 Nëntor 2026

Horrori në Maternitet, Hysen Biba asnjë vizitë në psikiatri

TIRANE - Detaje interesante dalin në lidhje me babain vrasës të foshnjës së tij tre ditëshe. Sipas burimeve të sigurta pranë shërbimit psikiatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që në orët e para të mëngjesit janë paraqitur nëna dhe vëllai i Hysen Bibës.

Nuk bëhet i ditur fakti se përse familjarët e Bibës janë paraqitur pranë këtij spitali, por vajtja e tyre mbetet e pajustifikuar, pasi po sipas të njëjtave burime, Hysen Biba nuk është vizituar asnjëherë parë këtij shërbimi. Këtë fakt e konfirmojnë edhe punonjës të tjerë pranë tij. “Po sot, (dje) në mëngjes, erdhi një grua dhe një djalë. Ajo gruaja e tha vetë që jam nëna e atij që hodhi foshnjën nga kati i katërt i maternitetit, ndërsa tjetri u prezantua si i vëllai”,- janë shprehur punonjëset. Ndërkohë që, gjithë familja Biba është vënë në lëvizje nëpër strukturat mjekësore të kryeqytetit. Dy kushërira të tij janë paraqitur mëngjesin e djeshëm pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 1, - qendër ku është e regjistruar familja Biba, - ndërsa mësohet se kanë tërhequr kartelën e tij mjekësore. Familja e babait vrasës ka pretenduar se biri i tyre e ka kryer krimin si pasojë e sëmundjes mendore nga e cila vuan.

Megjithatë, ata janë duke dhënë deklarata kontradiktore me njëra–tjetrën, pasi herë pretendojnë se Hysen Biba është vizituar në Qendrën Shëndetësore të lagjes dhe në Spitalin Nr. 5, ndërsa nga ana tjetër si provë para gjykatës, nga ana e avokatit të tij mbrojtës është paraqitur një raport mjeko–ligjor nga një psikiatër privat. Ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar të bëjnë publike emrin e psikiatrit që ka lëshuar raportin, i cili mund të lërë jashtë hekurave të burgut, babain vrasës. 

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Të afërmit e Lule Bibës: Hyseni pagoi që të dilte si i sëmurë  Vrasësi: E hodha foshnjen në nerva e sipër

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›