Hose Maria Aznar: Më pëlqen të shoh Barçën dhe Mesin
Një tjetër fans i Real Madrid ka përgëzuar armiqtë e përjetshëm të madrilenëve. Ish-kryeministri spanjoll, Hose Maria Aznar, i cili njihet si tifoz i skuadrës së qytetit të tij të lindjes, Realit të Madridit, nuk e ka fshehur admirimin e tij për Barcelonën në këtë sezon. 56-vjeçari ka përgëzuar Lionel Mesin dhe Pep Guardiolan. "Pep di të bëjë ekip dhe është shumë inteligjent. Të shikosh Barcelonën të luajë është vërtet kënaqësi. Ata po luajnë një futboll të madh dhe po e bëjnë këtë shumë mirë", tha ai në një intervistë për "Cadena COPE". "Lojtari që më pëlqen më shumë është Lionel Mesi", shtoi ish-kryeministri Aznar.