Luka Toni sugjeron: Juve bli Riberinë
Juventusi është prej kohësh në kërkim të një zëvendësuesi për Pavel Nedved dhe Luka Toni bën një sugjerim nga Gjermania: "Nedved është një kampion i madh, por sipas meje Riberi është më i mirë, ka thënë sulmuesi italian i Bajernit të Mynihut. Frenk po luan si mesfushor i majtë në 4-4-2 e Bajernit, në pozicionin që preferon. Brenda pak vitesh do të bëhet një nga tre futbollistët më të mirë në botë. Është një fenomen i vërtetë".