E Diel, 1 Nëntor 2026

Kocijani Po hetojme mundesite se si te vazhdojme me raundin tjeter te dialogut

DW Cilat ishin rezultatet e vizitave te fundit ne rajon te ndermjetesit Cooper

Kocijani Ndermjetesi i BE-se Robert Cooper shkoi ne Beograd dhe Prishtine ne vijim te perpjekjes per te pasur nje raund te ri dialogu i cili nuk ishte i suksesshem sepse pala serbe nuk ishte gati per te vazhduar me dialogun. Ai takoi perfaqesues kyc per dialogun si ne Beograd ashtu edhe ne Prishtine. Dhe ajo qe degjoi nga te dyja palet eshte se si Prishtina ashtu edhe Beogradi jane gati te rifillojne dialogun sa me shpejt qe te jete e mundur dhe ne do te vazhdojme me konsultimet per te bere qe kjo te ngjase sa me shpejt qe te jete e mundur. Aktualisht keto perpjekje jane ne ecje e siper. Ai eshte kthyer nga rajoni dhe vazhdon te jete ne kontakt me te dyja palet si dhe me ne. Ne jemi ne konsultime qe gjerat te levizin ne drejtimin e duhur.

DW Me ckushte per Serbine persa i perket Kosoves eshte i lidhur rekomandimi i komisionerit te BE-se per ti dhene ketij vendi status te nje vendi kandidat per ne BE

Kocijani Komisioneri per zgjerimin pati nje konference shtypi ku ai shpjegoi se cili eshte opinioni i Komisionit. Sikurse thuhet ne dokument Komisioni rekomandon qe Keshilli Evropian sic e dini keta jane kreret e shteteve dhe te qeverive i cili do ta diskutoje kete ceshtje ne fund te ketij viti ti jape Serbise statusin e vendit kandidat duke marre parasysh progresin e arritur deri tani dhe me kusht qe Serbia te riperfshihet ne dialogun me Kosoven dhe te zbatoje shpejt marreveshjen me ndergjegje per marreveshjet e arritura deri me sot. Mendoj se kjo eshte krejt e qarte. Ju e dini qe nje nga kerkesat kyc per te gjitha vendet ne Ballkanin Perendimor ne kornizen e procesit te zgjerimit eshte bashkepunimi rajonal dhe ky eshte nje detyrim e kusht i qarte per secilin perfshire afermendsh Serbine dhe Kosoven dhe ne lidhje me kete ne kemi vendosur te lehtesojme dialogun qe vazhdon dhe do ta bejme kete edhe me tej. Raporti eshte shume i qarte se ne nuk kemi vetem mbeshtetjen e vendeve anetare per lehtesimin e dialogut ne kemi gjithashtu nje mbeshtetje shume te qarte te Komisionit Evropian. Ne besojme qe dialogu eshte e vetmja rruge perpara. Ai zgjidh ceshtje praktike dhe i ndihmon te dyja Serbine dhe Kosoven te tejkalojne pengesat ne rrugen e tyre drejt Bashkimit Evropian. Dhe ne besojme se te dyja palet perfitojne ose do te perfitojne prej dialogut.

DW A nuk ka ketu nje kunderthenie ne mosvazhdimin e bisedimeve

Kocijani Mendoj se kushdo e mbeshtet kete dialog dhe ajo qe kemi degjuar prej Beogradit dhe Prishtines ishte shume e ngjashme asnjeri prej tyre nuk ishte kunder dialogut. Madje edhe ne Serbi askush nuk tha se nuk duam te vazhdojme me dialogun. Pati nje vullnet te qarte per tu perfshire ne dialog nga te dyja palet gje qe kuptohet ne e interpretojme si pranim te zhvillimeve pozitive qe mund te sjelle ky dialog te perfitimeve qe ai mund tu sjelle te dyve Beogradit dhe Prishtines. Ka ceshtje te caktuara qe duhet te zgjidhen ne kete kontekst dhe kjo eshte ajo cka ne po bejme pikerisht tani po perpiqemi te bashkepunojme me te dyja palet per te pare nese mund te bejme perpara dhe te vazhdojme me raundin tjeter te dialogut. Ne qe prej nisjes se dialogut e dinim se dialogu nuk do te ishte i lehte sepse ai merret me ceshtje te ndjeshme te cilat prekin popullsine serbe dhe popullsine e Kosoves ceshtje te lidhura me tema te veshtira te se shkuares por gjithmone kemi pasur besim te madh dhe kemi pasur mbeshtetje te fuqishme nga te gjitha shtetet anetare se vetem dialogu mund te sjelle permiresimet e nevojshme. Ne jemi perballur me pengesa ne dialog gjithashtu ne javet dhe muajt e fundit por duke punuar shume dhe me vullnetin e te dyve Beogradit dhe Prishtines kemi gjetur rruget per ti kapercyer ato kemi arritur te gjejme zgjidhje dhe te arrijme marreveshje konkrete. Kjo eshte ajo qe vazhdojme te bejme. Ne po bashkepunojme me te dyja palet po diskutojme ceshtje shume specifike ku mendojme se mund te shenohet progres dhe ne po kembengulim ne zbatimin e marreveshjeve te arritura tashme.

DW progres eshte arritur ne ceshtjen e pikave doganore ne veriun e Kosoves

Kocijani Ju e dini qe ne dialogun e lehtesuar prej BE-se u arrit marreveshje ne fillim te shtatorit per vulat doganore. Per ne kjo ishte pjesa qe mungonte ne nje ceshtje me te gjere qe ishte ngritja e nje sistemi funksionues sic duhet per krejt territorin e Kosoves. Sic mund ta dini BE-ja po e trajton Kosoven prej 2010-s si nje hapesire doganore te njesuar dhe fakti qe ne nuk e kishim te zgjidhur kete ceshtje hapte rruge per gjera kunder te cilave po luftojme mjaft si korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar. Zbatimi eshte ne ecje e siper. EULEX-i po kryen punen operative se bashku me KFOR-in. Ne po shohim nese dhe si mund te zgjidhen megjithate ceshtjet e mbetura pezull.

Autor Elert Ajazaj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›