Mullahet kunder monarkeve - Konflikti i vazhdueshem ne Gji

Ne Uashington jane zemeruar pas zbulimit te atentatit te dyshuar te komplotisteve iraniane kunder nje ambasadori te Arabise Saudite. Kjo vorbull politike ka te beje ne radhe te pare me gjendjen e tensionuar ne Gjirin Persik. Sepse marredhenia ne mes te Iranit shiit dhe Arabise Saudite sunite eshte e tensionuar prej nje kohe te gjate dhe kjo fsheh nje force shperthyese politike. Kjo ka te beje me interesat politike por edhe me konfliktet fetare. Shtetet e Gjirit ndihen te kercenuar nga Irani thote Mehrdad Khonsari i Qendres per Studime arabe dhe iraniane ne Londer. Irani eshte perpjekur vazhdimisht te instrumentalizoje pakicen shiite dhe te nxise trazira ne Shtetet e Gjirit.
Konkurrence per hegjemoni rajonale
Qe nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 Irani dhe Arabia Saudite jane ne gare per dominim gjeopolitik ne Gji.Themelimi i keshillit te bashkepunimit te Gjirit i cili perfshin pervec Arabise Saudite edhe Kuvajtin Katarin Bahreinin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin interpretohet shpesh si nje pergjigje ndaj revolucionit ne Iran. Keshtu monarkia saudite ka rritur ndikimin e saj ne menyre te vazhdueshme qe nga viti 1981. Familja mbreterore sunite ka interesa shume te ndryshme nga mullahet shiite edhe nese te dy palet ne fund te fundit jane te interesuara per pushtet dhe ndikim.
Bildunterschrift Riadi kercenon Teheranin. SHBA akuzon Teheranin se ka dashur te vrase ambasadorin saudit ne Uashington Adel al-Jubeir
Kjo u be e qarte se fundi ne reagimin e Iranit dhe te Arabise Saudite ne te ashtuquajturen pranvere arabe. Ndersa monarkia saudite monarkiste beri gjithcka per te ruajtur sistemet e krijuara politike ne boten arabe udheheqja iraniane shprehu solidaritet me revolucionin ne Tunizi dhe Egjipt. Ajo e pershkroi ndryshimin e befte te regjimit madje edhe si revolucion islamik duke permendur historine e vet. Politikanet ne Teheran mbeshtesin verbalisht edhe libianet dhe jemenitet qe dolen ne rruge kunder qeverise se tyre megjithe faktin se protestat e popullsise se tyre ne veren e vitit 2009 u shtypen brutalisht ne menyre qe ata te mbeteshin ne pushtet.
Armiku i armikut tim eshte miku im
Vemendje te vecante regjimi i mullaheve i kushtoi megjithate ne rradhe te pare shtetit fqinj Bahreinit. Popullsia e te cilit eshte kryesisht shiite por eshte e qeverisur nga nje familje mbreterore sunite. Kur ne Bahrein qindramijera vete demonstruan kunder qeverise udheheqja iraniane kritikoi ashper perendimin se nuk e ka mbeshtetur sa duhet levizjen demokratike. Teherani kerkoi me te madhe nje qeveri te shumices ne Bahrein dhe kjo do te thote nje qeveri shiite.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Manssor Arbabsiar pjese e nje force te quajtur Qud. Ata akuzohen per atentat ndaj ambasadorit saudit
Ky polarizim midis suniteve dhe shiiteve ne mars 2011 luajti gjithashtu rol te rendesishem per nderhyrjen e Arabise Saudite ne Bahrein. Ajo synonte jo vetem qe te mbeshteste monarkine sunite ne Bahrein. Sauditet gjithashtu donin te pengonin Teheranin per te fituar ndikim ne anen e arabeve te Gjirit - dhe mund te ishin te sigurt se ato nuk do te pengoheshin per kete nga Washingtoni. Fundja Shtetet e Bashkuara te Amerikes konsiderohen si aleatet e besueshem te furnizuesit me nafte Arabise Saudite.
Aleanca iraniano-siriane
Teherani i kerkon aleatet e tij ne vende te tjera. Irani mbeshtet Sirine kryengritjen shiite ne Bahrein dhe pakicen shiite ne Arabine Saudite thote gazetari dhe eksperti i Iranit Ali Sadrzadeh. Udheheqja siriane eshte konsideruar si aleati me me ndikim i Iranit ne boten arabe. Kjo eshte edhe arsyeja pse mediat zyrtare iraniane ndryshe nga rasti i Bahreinit nuk mbeshtesin edhe lirine dhe demokracine ne Siri. Ndersa Arabia Saudite shpesh eshte orientuar nga interesat e SHBA-se per udheheqjen islamike iraniane Amerika e Veriut shihet si armik qe kur u rrezua shahu dhe gjeti strehim ne SHBA. Volker Perthes ekspert per Lindjen e Mesme i fondacionit shkenca dhe politika e konsideron te pamundur qe regjimi ka qene i perfshire ne sulmin e dyshuar ndaj ambasadorit saudit ne SHBA.
bIrani me kete do te kishte vendosur me vetedije per pershkallezimin e raportit me SHBA te cilin e ka evituar ne 30 vitet e fundit tha ai ne gazeten Frankfurter Rundschau. Qeveria e SHBA-se nen Xhorxh Bushin nga ana e saj e kishte shpallur Iranin shtet mashtrues dhe ka vene shume here sanksione kunder ketij vendi sepse Teherani sipas bindjes se Uashingtonit zhvillon fshehurazi nje program atomik ushtarak.
Sikur dyshimi i qeverise amerikane se pas atentatit qendron udheheqja iraniane vertetohet kjo nuk do te kishte pasoja vetem per vendet ne Lindjen e Afert por edhe per politiken boterore.
Autor Anne Allmeling/Angjelina Verbica
Redaktoi Lindita Arapi