PD: Presidenti dhe kreu i PS-së, gënjejnë

Paulina Hoti
Partia Demokratike ka sulmuar përsëri presidentin Bamir Topi. Këtë herë sulmi i mazhorancës ndaj ish-numrit dy të saj vjen pas deklaratës ë Bamir Topi se nuk iu krijua hapësirë për të folur në 568-vjetorin e Besëlidhjes.
Deputetja e qarkut të Lezhës për PD-në Paulina Hoti është shprehur se Topi nuk kishte konfirmuar pjesëmarrjen dhe se pretendimi i tij nuk është i vërtet.
Madje, Hoti jep edhe arsyen e mungesës së presidentit në Lezhë duke thënë se kjo ka ardhur pasi Topi mund të pritej me protestë. Edhe kjo sipas Hotit është vetëm fantazi e Topit.
Deputetja e PD-së gjithashtu bëri me dije se nuk është i vërtet as predentimi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama se nuk kishte marrë ftesë. /F.S/