E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti me Topin, Protokolli i Shtetit bën përgjegjëse Bashkinë e Lezhës

Share

Protokolli i Shtetit  sqaron se aktiviteti i mbajtur ne Lezhe, me 2 mars, me rastin e 568 vjetorit te Beselidhjes se Lezhes, ka qene ideuar, organizuar dhe menaxhuar  nga Bashkia e qytetit Lezhe.  Lista e pjesemarresve, ftesat dhe lista e folesve jane bere dhe menaxhuar nga organizatoret dhe nuk ka patur te beje aspak me Protokollin e Shtetit.

Protokolli i Shtetit vepron mbi bazen e Ceremonialit te Republikes se Shqiperise dhe ne zbatim te tij mbikqyr mbarevajtjen, nga ana protokollare, te aktiviteteve ku marrin pjese personalitetet me te larta te shtetit shqiptar, perfaqesues te shteteve te tjera dhe te trupit diplomatik.  Ne kete kuader, Protokolli i Shtetit ishte i pranishem ne aktivitetin e pervjetorit te Beselidhjes se Lezhes. Po ashtu, Protokolli i Shtetit ka qene ne kontakt me institucionet e Presidentit, Kryetarit te Kuvendit, Kryeministrit dhe me trupin diplomatik ne Tirane, lidhur me vendosjen protokollare te personaliteteve sipas hierarkise shteterore te percaktuar ne ceremonialin zyrtar.

Protokolli i Shtetit shpreh keqardhjen qe ne raste te perseritura, sic ishte edhe rasti i pervjetorit te pavaresise se Kosoves, eshte perfshire ne diskutime mediatike dhe politike per gjera qe jane jashte detyrave te tij te percaktuara me ligj. Edhe ne rastin e fundit, roli dhe angazhimi i Protokollit te Shtetit ka qene  ne perputhje te plote me Ceremonialin zyrtar te Republikes se Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›