E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD sulmon presidentin dhe kreun e PS-së: Gënjejnë

Share

Partia Demokratike ka sulmuar përsëri presidentin Bamir Topi. Këtë herë sulmi i mazhorancës ndaj ish-numrit dy të saj vjen pas deklaratës ë Bamir Topi se nuk iu krijua hapësirë për të folur në 568-vjetorin e Besëlidhjes.

Deputetja e qarkut të Lezhës për PD-në Paulina Hoti është shprehur se Topi nuk kishte konfirmuar pjesëmarrjen dhe se pretendimi i tij nuk është i vërtet.

Madje, Hoti jep edhe arsyen e mungesës së presidentit në Lezhë duke thënë se kjo ka ardhur pasi Topi mund të pritej me protestë. Edhe kjo sipas Hotit është vetëm fantazi e Topit.

Deputetja e PD-së gjithashtu bëri me dije se nuk është i vërtet as predentimi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama se nuk kishte marrë ftesë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›