E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë Aksident tragjik, gjashtë të vdekur

Autori i Lajmit: Redaksia
Gjashtë persona kanë humbur jetën mbrwmjen e djeshmë pas përplasjes së një benzi ku udhëtonin pesë shokë me një ambulacë. Eri Murati 17-vjeç, Ili Murati 15-vjeç, Artan Alushi 30-vjeç
Indrit Kaci 18-vjeç, dhe Florian Muzhaqi udhëtonin me një benz në drejtim të Laçit kur janë përplasur me ambulancën e drejtuar nga Vlash Suti. Përplasja ka qenë fatale dhe të gjashtë personat kanë humbur jetën. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 20:15 në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç pranë fshatit Derven. Pas hetimeve paraprake burime nga policia bënë të ditur se 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një ambulance të Lacit me një automjet tip Benz me targa të Tiranës 1579 A. Ambuanca me targa LA 69 04 A u perplas me benzin ku udhëtonin pesë pasagjere. Sipas policisë dy prej pasagjerëve janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të plagëve të rënda. Sipas burimeve, një nga viktimat është drejtuesi i autoambulancës, shtetasi Vlash Suti. Ndërkohë që mësohet se pesë të vdekur i përkasin makinës tip “Benz” me banorë të Laçit. Shpejtësia tej normave të lejuara mendohet të ketë qenë shkaku i këtij aksidenti. Autoambulanca udhëtonte nga Laci ne drejtim të Tiranës, ndërsa benzi në krah të kundërt. Përplasja ka ndodhur pranë fshatit Derven. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik që i kushtoi jetën gjashtë personave.

Ky lajm është publikuar: 01/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›