E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon Rezart Taçin

Autori i Lajmit: Redaksia
Biznesmeni Rezart Taçi duhej të paraqitej dje në Prokurorinë e Tiranës në zbatim të vendimit të gjykatës së Apelit, e cila më 19 nëntor 2009, dha ndaj tij masën “detyrim paraqitje” një herë në javë në Policinë Gjyqësore. I akuzuari për goditje për shkak të detyrës ndaj gazetarit Mero Baze, megjithatë nuk është paraqitur në Prokurori, për shkak të ditës së pushimit zyrtar, më 30 nëntor 2009. Prokuroria tha se biznesmeni duhet të paraqitet të mërkurën para oficerit të policisë gjyqësore, në të kundërt kjo konsiderohet shkelje e vendimit të Gjykatës së Apelit. Sipas këtij vendimi, biznesmeni duhej të paraqitej çdo të hënë në 14:30 në Prokurori, për të konfirmuar praninë e tij në dispozicion të hetimit. Pronari i kompanive ARMO dhe Taçi Oil, akuzohet se, bashkë me dy punonjës të tij, Irgen Selfo dhe Bledar Lilo, u përfshi në një incident të dhunshëm me gazetarin Mero Baze, i cili përfundoi në spital më 2 nëntor 2009.
Ky lajm është publikuar: 01/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›