Deficiti tregtar thellohet me 17%
Autori i Lajmit: Redaksia
Deficiti tregtar i Shqipërisë u përkeqësua ndjeshëm gjatë muajit shtator, si pasojë e reduktimit shumë të vogël të sasisë së mallrave të importuara në krahasim me reduktimin e fortë të eksporteve, bëhet e ditur nga statistikat e publikuara dje prej Institutit të Statistikave. "Deficiti tregtar i këtij muaji është 31 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 17.1 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 18.1 për qind krahasuar me shtator 2008", njoftoi INSTAT. Gjatë periudhës janar-shtator, eksportet e Shqipërisë drejt botës janë reduktuar me 15 për qind, ndërkohë që importet janë reduktuar me vetëm 0.9 për qind. Për pasojë, deficiti tregtar i Shqipërisë është rritur me 4.5 për qind, duke shënuar kuotën e 1.8 miliardë eurove. Përqindja e mbulimit të importeve me eksporte ka rënë në 23.6, nga 27.6 për qind që ka qenë një vit më parë. Raporti import/eksport është sot në nivelin më të keq që nga viti 2002.
Një pjesë e mirë e parave të buxhetit të vitit 2010 do të shkojë për të paguar interesat e borxhit që janë marrë nga qeveritë. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet që shpenzimet për interesat e borxhit publik të pësojnë një tjetër rritje të fortë, rritje që do të jetë edhe më e madhe se ajo e vitit 2009.
Pagesat
Në këtë përmasë, pagesa e qeverisë për borxhet e marra po bëhet një nga zërat më të rëndësishëm të shpenzimeve të buxhetit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në total shpenzimet për interesat e borxhit do të jenë në vitin e ardhshëm 43.5 miliardë lekë nga 36.7 miliardë që ishin për këtë vit, me një rritje prej 18.5 për qind. Krahasuar me dy vjet më parë, interesat e borxhit që paguan qeveria janë rritur me rreth 75 për qind. Pagesa në rritje ka qoftë për borxhin e jashtëm, ashtu edhe për atë të marrë nga tregu i brendshëm. Shpenzimet për interesat e borxhit të brendshëm do të rriten vitin e ardhshëm me rreth 14 për qind krahasuar me këtë vit, ndërsa ato të borxhit të jashtëm rriten me 45.5 për qind. Ministria e Financave pranon në relacionin e projektbuxhetit se kjo rritje e interesave vjen për shkak të rritjes së interesave të bonove të thesarit, por edhe marrjes së kredive tregtare me interesa jashtëzakonisht të larta deri në 13 për qind, sidomos gjatë dy viteve të fundit.
Kriza
Të gjitha vendet e Evropës Lindore kanë njohur rënie të njëkohshme të importeve dhe eksporteve gjatë këtij viti, për shkak të krizës botërore, por në përgjithësi, disiplina financiare e qeverive ka sjellë reduktimin e deficiteve tregtare. Shqipëria është një rast i veçantë në këtë drejtim, për shkak se shpenzimet e larta të qeverisë kanë sjellë edhe importe më të larta. Një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar vëren se rritja e shpenzimeve të qeverisë në vendet e vogla dhe të hapura si qeveria, konvertohet pothuajse automatikisht në importe. Qeveria i rriti shpenzimet këtë vit për të financuar projekte infrastrukturore dhe rritje pagash e pensionesh. Paratë shtesë të hedhura në treg u përdorën menjëherë për blerje mallrash importi. Në total, stabiliteti makroekonomik i vendit është dobësuar ndjeshëm gjatë këtij viti.
Ky lajm është publikuar: 01/12/2009