E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha: Kemi evidentuar të gjitha ndërtimet pa leje

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe sot prishjen e ndërtimeve pa leje. Kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit, Florenc Hoxha ka deklaruar se po vijohet me identifikimin e objekteve pa leje dhe do të vazhdohet me shembjen e tyre.
 

Ai theksoi gjithashtu se situata në Bashkinë e Tiranës ka ndryshuar, dhe qytetarët nuk duhet të marrin iniciativa për ndërtime të jashtëligjshme.
 

Hoxha, informoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për shembjen e këtyre ndërtesave të paligjshme. “Janë marrë të gjitha masat, është bërë studimi nga inspektorët dhe inxhinierët dhe për largimin e inerteve. Kemi bashkëpunim dinjitoz, të përditshëm që marrim ankesa nga qytetarët dhe nga inspektoriatët në minibashkitë përkatëse. Kemi vullnetin, ligjin dhe do e zbatojmë deri në fund”, u shpreh Hoxha.
 

Ditën e sotme, policia bashkiake ka shembur një shtesë kati që ndodhej në zonën e Shallvareve në kryeqytet, për të cilën kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit informoi se kjo ndërtesë kishte cënuar Hoxha informoi gjithashtu se në afatin kohor prej 2 ditësh, ky është ndërtimi i gjashtë pa leje, që shembet nga bashkia.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›