E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, identifikohen trupat e 30 ushtarëve të vrarë

Ushtria amerikane, ka identifikuar trupat e pajetë të 30 ushtarëve të cilët humbën jetën, pasi talebanët rrëzuan helikopterin e tyre, fundjavën e kaluar në Afganistan.
 

Tani trupat do t`iu dorëzohen familjeve për varrim. Një zëdhënëse e Pentagonit, tha se mbetjet e dy prej tetë afganëve, që kanë qenë në bordin e helikopterit janë identifikuar po ashtu.
 

Tetë trupat e pajetë të afganëve do të kthehen në Afganistan, pas përfundimit të procesit të identifikimit. Ushtria amerikane, ka fajësuar talebanët për rrëzimin e helikopterit, që mbante forcat elitë të marinës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›