E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, dënohet me vdekje, ushtari që vrau civilin

Një gjykatë pakistaneze dënoi me vdekje, ushtarin që një vit më parë qëlloi me gjakftohtësi një 22 vjeçar dhe e la të vdiste në rrugë nga hemoragjia.
 

Veç të dënuarit me vdekje edhe 6 ushtarë të tjerë, pjesëtarë të forcave paramilitare, u dënuan me burgim të përjetshëm. Në Pakistan dënimi me vdekje aplikohet shumë rrallë dhe ky rast tregon për tronditjen e madhe që shkaktoi ky vrasja në shoqërinë pakistaneze.
 

Pamjet e të riut që vdiq duke kërkuar ndihmë bënë xhiron e botës dhe shokuan opinionin publik. I riu u ekzekutua 1 vit më parë nga forcat paramilitare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›