E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha: PD duhet të rifreskojë me zgjedhje strukturat

Ismail Hoxha, deputet i PD

Flet deputeti i PD-së, Ismail Hoxha.

Për tu përgatitur për zgjedhjet e 2013, PD duhet të rifreskojë strukturat përmes zgjedhjeve

Maxhoranca do të jetë e hapur për tu konsultuar për zgjedhjen e një Presidenti me 84 vota. Deputeti i Partisë Demokratike i qarkut të Korçës, Ismail Hoxha, shprehet në një intervistë për gazetën Panorama se për shumicën qeverisëse, ndonëse numri 71 i votave për zgjedhjen e kreut të shtetit arrihet lehtë, ajo do të ofrojë një kandidaturë që të marrë shumicën e cilësuar.

Presidentin me 71 vota, por duke vlerësuar momentin historik të 100-vjetorit të themelimit të shtetit dhe aspiratës së popullit për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ky proces do të vlerësohet maksimalisht për të shprehur vullnetin e popullit shqiptar. Mendoj se maxhoranca do të jetë e hapur për konsultime mes vetes dhe më tej, duke bërë të gjitha përpjekjet që në respektim të Kushtetutës, të ofrojë kandidaturën më të mirë, në mënyrë që të arrihet që brenda tre votimeve të para me 84 vota, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të zgjedhin Presidentin, shprehet Hoxha. Ai shpreh keqardhjen për largimin e Gazmend Oketës nga PD-ja, teksa shton se deputeti i Durrësit duhet ti ngrinte shqetësimet brenda Grupit Parlamentar. Sipas Hoxhës, ndryshimet në kabinet nuk përmirësojnë detyrimisht punën e qeverisë. I pyetur mbi emrat e përfolur nga maxhoranca për President, Topalli, Bode e Beja, ai thekson: Të tre emrat e përmendur janë tre personalitete të spikatura të PD-së që mund ta kryenin plotësisht këtë detyrë. Por, aktualisht, në Grupin Parlamentar nuk ka filluar asnjë diskutim për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Besoj që, kur të vijë koha e duhur, PD do të paraqesë një kandidaturë politike që do të meritojë dhe shprehë vullnetin e Grupit Parlamentar duke gëzuar një mbështetje sa më të madhe.
Zoti Hoxha, Grupit Parlamentar të PD-së i është larguar deputeti Gazmend Oketa, i cili ka deklaruar se mbledhjet e Grupit janë bërë si ato të Byrosë Politike. Si e vlerësoni ju qëndrimin e ish-ministrit demokrat dhe a ndani me të të njëjtin mendim sa u takon mbledhjeve të Grupit?
Në radhë të parë shpreh keqardhjen për largimin e një kolegu nga Grupi Parlamentar. Mendoj se z. Oketa, duke u nisur nga eksperienca dhe kontributi i tij në PD, duhet të bënte përpjekje për ti shprehur dhe zgjidhur problemet brenda Grupit Parlamentar sepse në këtë mënyrë largimi i tij kthehet në një qëllim në vetvete dhe përbën një zgjidhje personale e tij. Përsa u përket mbledhjeve të Grupit Parlamentar, krahasimi është i ekzagjeruar dhe nuk qëndron, por kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për përmirësimin e mënyrës së funksionimit të Grupit Parlamentar dhe të marrëdhënieve të tij me Ekzekutivin. Në Grupin Parlamentar të PD-së ka njerëz me integritet dhe eksperiencë që si përfaqësues të popullit përbëjnë një potencial të pazëvendësueshëm për zgjidhjen e shumë problemeve të rëndësishme.
Gjatë këtyre javëve nuk kanë munguar as zërat për ndryshime në kabinetin qeveritar. Mendoni se ky ekip ministrash janë të gjendje të kërkojnë dhe të fitojnë një mandat të tretë qeveritar, apo ka vend për ndryshime?
Për të përmirësuar punën, nuk është e thënë se duhen bërë patjetër ndryshime në kabinetin qeveritar. Sigurisht, sfida për të fituar një mandat të tretë është e madhe, por e mundshme. Për të arritur fitoren, krahas sukseseve tashmë të njohura të qeverisjes demokratike, mbetet një detyrë e përditshme rritja e performancës së punës së Ekzekutivit në drejtim të shërbimit të qytetarëve dhe luftës ndaj korrupsionit. PD, në zgjedhjet e vitit 2013, do të vlerësohet nga qytetarët për realizimet e bëra gjatë mandateve të qeverisjes së saj dhe për cilësinë e programit elektoral që do të paraqesë për të kërkuar mandatin e tretë.
Presidenti Bamir Topi pritet të krijojë një forcë politike, e cila si objektiv do të ketë pikërisht elektoratin e djathtë. I trembeni faktit se mund të dilni në opozitë në vitin 2013, për shkak të rrjedhjes së votave?
Në demokraci është e natyrshme që të hyjnë në skenën politike parti të reja, ashtu siç dhe disa të tjera të dalin nga skena, prandaj PD-ja nuk ka pse të trembet. Si rregull, partitë e mëdha kanë një elektorat mbështetës të konsoliduar. Ajo që PD duhet të bëjë për tu përgatitur për sfidën elektorale të vitit 2013, është që të intensifikojë pa humbur kohë lidhjet dhe punën me bazën e elektoratit. Mendoj që PD-ja duhet të rifreskojë strukturat e saj në bazë nëpërmjet zgjedhjeve, dhe këtë duhet ta bëjë sa më parë, në mënyrë që të ketë kohën e mjaftueshme për të motivuar njerëzit që kanë dhënë kontribute reale në testet elektorale të zhvilluara gjatë këtij mandati.
Një tjetër çështje për të cilën po diskutohet gjatë, është edhe zgjedhja e Presidentit. Maxhoranca ka deklaruar se do ta zgjedhë ajo vetë kreun e ri të shtetit, ndërkohë që apeli i ndërkombëtarëve vazhdon të jetë për një proces konsensual. Në gjykimin tuaj, a duhet që maxhoranca të tentojë konsensusin përpara se të mbërrijë te raundi i katërt, ku duhen vetëm 71 vota?
Zgjedhjen e Presidentit, Partia Demokratike e konsideron një moment me përgjegjësi të madhe, jo vetëm në lidhje me emrin e tij, por, mbi të gjitha, me procesin, për ti dhënë vendit një President me një kontribut të spikatur publik dhe me integritet të lartë moral, të aftë për të përfaqësuar unitetin e popullit shqiptar. Sigurisht që maxhoranca ka mundësinë kushtetuese për ta zgjedhur Presidentin me 71 vota, por duke vlerësuar momentin historik të 100-vjetorit të themelimit të shtetit dhe aspiratës së popullit për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ky proces do të vlerësohet maksimalisht për të shprehur vullnetin e popullit shqiptar. Mendoj se maxhoranca do të jetë e hapur për konsultime mes vetes dhe më tej, duke bërë të gjitha përpjekjet që në respektim të Kushtetutës, të ofrojë kandidaturën më të mirë, në mënyrë që të arrihet që brenda tri votimeve të para me 84 vota, deputetet e Kuvendit të Shqipërisë të zgjedhin Presidentin. Gjithashtu, duhet theksuar se për të realizuar me sukses këtë proces, nuk mjafton vetëm vullneti dhe dëshira e maxhorancës, por duhet që me të njëjtin seriozitet dhe përgjegjshmëri ta shikojë edhe opozita këtë proces, në mënyrë që dhe ajo të japë kontributin e duhur për zgjedhjen e Presidentit me 84 vota. Ky do të jetë një shërbim i merituar i klasës politike shqiptare ndaj popullit të vet të shumëvuajtur.
Deputeti Selami Xhepa ka hedhur idenë e zgjedhjes së Presidentit nga populli, duke argumentuar edhe me faktin se PD-ja nuk mund ti ketë të gjitha pushtetet. E mbështesni këtë qëndrim?
Sigurisht, në kushte të tjera, ky opsion i shprehur nga z. Xhepa mund të ishte i argumentuar, por aktualisht, për zgjedhjen e radhës së Presidentit, kjo është e pamundur të realizohet për vetë kohën e kufizuar që ka mbetur tashmë. Një opsion i tillë mbetet për tu parë në të ardhmen.
Brenda maxhorancës janë diskutuar disa nga emrat për postin e kreut të shtetit. Është përfolur fillimisht për kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, dhe më pas për Ridvan Boden dhe Fatos Bejën. Në gjykimin tuaj, cili nga eksponentët e lartë në PD ka staturën për të marrë këtë detyrë?
Të tre emrat e përmendur janë tre personalitete të spikatura të PD-së, që mund ta kryenin plotësisht këtë detyrë. Por, aktualisht, në Grupin Parlamentar nuk ka filluar asnjë diskutim për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Besoj që kur të vijë koha e duhur, PD do të paraqesë një kandidaturë politike që do

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›