E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezha,Protokolli:Aktivitetin e organizoi Bashkia

Gjate festimeve ne Lezhe

Ka qenë Bashkia e Lezhës që ka përpiluar ftesat dhe listën e folësve në ceremoninë e 568- vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, dhe jo Protokolli i Shtetit. Sqarimi ka ardhur sot nga Protokolli i Shtetit, ku ndër të tjera thuhet se aktiviteti i mbajtur ne Lezhë në 2 mars me rastin e 568-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës ishte ideuar, organizuar dhe menaxhuar nga Bashkia e qytetit Lezhë. Lista e pjesëmarrësve, ftesat dhe lista e folësve janë bërë dhe menaxhuar nga organizatoret dhe nuk ka pasur të bëjë aspak me Protokollin e Shtetit”.

Protokolli i Shtetit vepron mbi bazën e Ceremonialit të Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të tij mbikqyr mbarëvajtjen, nga ana protokollare, të aktiviteteve ku marrin pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të shteteve të tjera dhe të trupit diplomatik. Në këtë kuadër, Protokolli i Shtetit ishte i pranishëm në aktivitetin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës- saktësohet më tej në deklaratën e Protokollit të Shtetit.

Protokolli i Shteti më tej ka shprehur keqardhjen për rastet të tilla të përsëritura, duke sjellë në vëmendje edhe rastin e përvjetorit të shpalljes, ku është përfshirë në diskutime mediatike dhe politike për gjëra që janë jashtë detyrave të tij të përcaktuara me ligj.

Edhe në rastin e fundit, roli dhe angazhimi i Protokollit të Shtetit ka qenë në përputhje të plotë me Ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë.- përfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›