LDK: Do ndërrojmë flamurin dhe himnin

Isa Mustafa
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka premtuar se do ti ndërrojë simbolet shtetërore të Kosovës sapo të vijë në pushtet partia që ai e drejton, dhe në vend të tyre do ti sjellë simbolet e propozuara nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Largimin e amurit dhe himnit shtetëror, që konsiderohen si simbole të sjella nga kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së ka thënë se do ta bëjë në pajtim me të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe minoritarët.
Vlerësojmë qind për qind se do të vijmë në pushtet dhe atëherë ne do të zhvillojmë procedura qind për qind demokratike, në mënyrë që amuri i ardhshëm i Kosovës të jetë amuri i Dardanisë dhe himni i ardhshëm të jetë himni i Ibrahim Rugovës, por jo me procedura jodemokratike. Nëse pajtohen të gjithë qytetarët e Kosovës, natyrisht kjo kërkon edhe pajtimin e minoriteteve, edhe pëlqimin e faktorëve që na kanë ndihmuar, ne do ta bëjmë me një procedurë të rregullt demokratike. Synimi ynë është se Kosova i meriton ato simbole dhe ato të jenë simbole të Republikës së Kosovës, ka thënë Mustafa.
Këtë deklaratë i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka bërë pak kohë pas përfundimit të Kuvendit të Punës, ku anëtarët e LDK-së e kanë miratuar programin dhe statutin e ri të partisë. /Zëri/