E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 800 kg kafe qe do hynte kontrabande

DIBER - Bllokohen 800 kilogram kafe qe do te hynte kontrabande nga Maqedonia ne Shqiperi. Ne pranga jane vene dy shqiptare, nga rrethi i Dibres, te cilet ishin duke shoqeruar mallin. Lajmi eshte bere i ditur nga mediat maqedonase, citojne burime te policise ne fshatin Konjare, te Dibres se Madhe, ne anen tjeter te kufirit. Sipas te dhenave, policia kufitare e Maqedonise ka ndaluar kontrabanden e 800 kilogrameve kafe ne kufirin me Shqiperine, qe ishte duke u transportuar ne 13 thase. Sipas njoftimit te policise, operacioni eshte zhvilluar ne fshatin Konjare ne Diber te Madhe, ku jane arrestuar dy persona nga Dibra, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur. Ata me nje mjet transportues po tentonin te depertonin ne territorin shqiptar me 13 thase kafeje, pesha e te cileve arrinte rreth 800 kilogram. Ministria e Brendshme theksoi se kjo eshte sasia me e madhe e mallit te kontrabande e zbuluar ne kufirin midis Maqedonise dhe Shqiperise. Dyshimet e policise maqedonase jane se ne kete rruge, ka pasur dhe me pare kontrabande kafeje, qe nxirrej dhe dergohej nga ana tjeter e kufirit, ne Peshkopi, rrethin e Dibres. Autoritetet maqedonase kane kerkuar ndihme dhe nga policia shqiptare, per te identifikuar personat qe bejne kete kontrabande dhe pse ka ndaluar dy prej tyre, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›