Enciklopedia, Duraku: U mor vendimi për tërheqjen
TIRANE-Gjatë një bisede telefonike, në lidhje të drejtpërdrejtë në News 24, Shefik Duraku, zëdhënësi i qeverisë maqedonase ka shpjeguar arësyet e tërheqjes së enciklopedisë. Sipas tij, këto vendime u morën pas reagimeve të forta, nga të gjitha palët e përfshira në faktet e pavërteta që përmbante enciklopedia. Zëdhënësi i qeverisë maqedonase ka thënë se botimi i enciklopedisë ka trazuar gjithë Ballkanin. Duraku nuk e mohoi faktin se takimi i Nikola Gruevskit me liderin PDI-së Ali Ahmeti, pati ndikimin e vet në tërheqjen e enciklopedisë. Ai është ndalur edhe në përgjegjësitë e Akademisë së Shkencave në lidhje me botimin e enciklopedisë dhe ka pohuar se Akademia ka nevojë për reformim. Sipas tij duhet ndërruar këshilli i redaktuesve në Akademi.
(m.a/BalkanWeb)