E Shtunë, 31 Tetor 2026

Widhers: Politika shqiptare të ulë tensionet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Xhon Widhers i ka bërë apel politikanëve shqiptarë për të ulur tensionet. Këtë deklaratë Widhers e ka bërë nga Gjirokastra, ndërsa e ka krahasuar politikën me vajin e një makine që përcakton edhe mënyrën e ecjes së vetë makinës. 

GJIROKASTER-Xhon Widhers, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë, për të ulur tensionet që mbizotërojnë mes tyre. Këtë deklaratë, Widhers e ka bërë nga Gjirokastra. Duke folur simbolikisht për politikën Widhers ka kërkuar që politika të ecë normalisht.

Sipas tij, politika është si vaji i makinave dhe vaji është një element i papëlqyeshëm. “Nëse makina ka vaj të mirë do të ecë mirë”, ka thënë Widhers. Ambasadori i SHBA-ve i ka sygjeruar politikës të punojë në të mirë të vendit.
(m.a/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›