“3 mendje në Ankand” fiton 3 çmime
TIRANË- Shfaqja “3 Mendje në Ankand” e regjisores Elma Doresi ka fituar tre çmime të rëndësishme në Festivalin “Teatri Ndryshe” në Podujevë të Kosovës.
Vepra shqiptare, e shkruar nga Ferdinand Hysi në vitin 1993, fitoi çmimin e regjisë më të mirë, dramaturgjisë më të mirë si dhe çmimin e shfaqjes më të mirë të festivalit.
Ngjarja ndodh e gjitha brenda mureve të një spitali psikiatrik, ku tre të sëmurët kanë vetëm një shqetësim i cili mbush ditët e tyre: si të mbyllin vrimat e kësaj ndërtese, e cila pikon nga të gjitha anët. Aktorët Klodian Hoxha, Devis Muka, Alban Musa, Elona Hyseni, Lorenc Kaja, dhe Doriana Çaushi, në suazën e rolit, që kanë marrë përsipër, akuzojnë botën që i rrethon se është më e çmendur se vetë ata, që janë të shtruar në këtë spital.
Regjisorja ka zgjedhur trajtimin në simbolikë dhe ka vendosur që drama e shoqërisë të trajtohet me nota komike nëpërmjet disa dramave individuale. “3 Mendje në Ankand” ka një skenografi nga Beqo Nanaj dhe kostumografi të Edlira Qyshkës.
Vepra që në kohën kur u shkruajt u quajt një komedi satirike dhe ka korrur sukses në disa konkurse kombëtare e ndërkombëtare dhe është vlerësuar në atë kohë edhe me çmimin e parë në konkursin e dramës shqipe. Komedia ka qenë premierë në muajin prill në Teatrin e Metropolit.
(d.b/BalkanWeb)