E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare e pranon: “Kemi frikë”

www.albania-sport.com - Lacio ndodhet në një krizë të thellë rezultatesh dhe këtë e vërtetoi edhe ndeshja e fundit e humbur 0-2 në shtëpi me Barin, në takimin e vlefshëm për javën e 28-të të Serisë A e që regjistroi dështimin e 12-të në kampionat.

“Edi Reja është njëriu i duhur për Lacion”, - thotë i bindur drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare, teksa hijet e Serisë B janë të forta mbi klubin bardhekaltër.

“Nuk kemi luftuar kurrë për këto objektiva. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të studiojmë mirë situatën. Kemi frikë, është e panevojshme ta fshehim”.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare është njeriu i dytë më i fuqishëm te Lacio. Tare nuk i vendos aspak në dyshim zgjedhjet e shoqërisë: “Trajneri ka lirinë totale përsa u përket zgjedhjeve tenkike, as unë dhe as presidenti nuk kemi ndërhyrë kurrë. Zgjodhëm atë, pasi di se si të sillet në ambientet e nxehta. Ne i mbështesim atë në të gjitha zgjedhjet, kemi qenë të qartë, e rëndësishme është të dalim nga kjo situatë”.

Ndeshja e ardhshme e Lacios është ajo në transfertë kundër Kaljarit të vendit të 9-të (39 pikë), ndërkohë lacjalët kanë grumbulluar 26 pikë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 15 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›