E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha vetem pak ore kandidat

E hene 11 Qershor 2012 1037 ARTAN HOXHA Vetem pak ore nga zyrtarizimi i kandidatures per kreun e ardhshem te shtetit Artan Hoxha eshte terhequr nga gara presidenciale. Qe ne oret e para te dites zyra e punes ne zonen ish-Bllokut ishte e rrethuar nga gardiste ne pritje per daljen e tij dhe shoqerimin drejt Kuvendit te Shqiperise ku thuhej qe Hoxha do te ndiqte votimin. Por kur te gjithe prisnin nisjen e votimit qe shtyhej me justifikime te pergatitjes se bazes materiale kandidati Hoxha beri levizjen me te papritur te mundshme duke deklaruar terheqjen nga gara. Ai e konsideroi procesin jo civil dhe akuzoi opoziten per shpifje. Emri i Artan Hoxhes erdhi pas negociatave te nje dite me pare mes partive aleate te mazhorances ndersa qe ne oret e para te dites se hene ai mori dhe mbeshtetjen e 40 deputeteve demokrate dhe aleateve ne qeverisje. Mes firmetareve mungonte nenshkrimi i kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli por vete Berisha i beri nje avokature te forte figures se Artan Hoxhes. Hoxha mori mbeshtetjen edhe te Ilir Metes dhe dy deputeteve te partise PDIU. Por teksa emri i tij u diskutua edhe ne Komisionin e Ligjeve opozita kerkoi me shume kohe per verifikimin e figures se tij nga institucionet e sigurise. Gjate oreve qe zoti Hoxha ishte nje kandidat per President ne publik dhe studio televizive u artikuluan shume teza qe motivonin kete doreheqje qe nga bashkepunimi ne te shkuaren me sherbimin sekret e deri tek presioni i forte i klanit Topalli kunder tij gje qe do ta rrezonte ne votim.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›