Hoxhaj: 2 korriku, ditë historike

“25 vendet e GDN-së kanë vendosur që të heqin mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Kjo është një mirënjohje shumë e madhe për punën e qytetarëve dhe qeverisë së Kosovës. Kjo dëshmon se në pesë vitet e fundit kemi bërë një punë shumë të mirë për ndërtimin e një Kosovë multietnike dhe demokratike, për zbatimin e reformave të domosdoshme”, ka shtuar ai.
Sipas Hoxhajt, Kosova është ndërtuar si shtet nga themelet, është transformuar dhe modernizuar brenda një periudhe të shkurtër - që është një sukses shumë i madh.
Ai ka thënë se në pesë vitet e fundit, Republika e Kosovës ka zbatuar pjesën më të madhe të Planit të Ahtisarit.
“Minoritetet janë integruar në pushtetit lokal dhe atë qendror si dhe në të gjitha institucionet e shtetit. Ky ka qenë edhe qëllimi i institucioneve tona. Njëkohësisht në pesë vitet e fundit kemi punuar shumë që Kosova të bëhet një anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare. Anëtarësimi i Kosovës në shumë institucione rajonale dhe ndërkombëtare me siguri që ka dhënë një kontribut të madh në arritjen e qëllimeve tona. Kjo është vlerësuar nga GDN-ja”, ka theksuar Hoxhaj.