E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez dëshiron të qëndrojë në Liverpool

Menaxheri i ri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka insistuar se Luis Suarez dëshiron të qëndrojë në Liverpool, duke i hedhur poshtë kështu spekulimet se ai do t’i bashkohet Juventusit.

“Unë kam pasur një bisedë të shkëlqyeshme me Luisin. Ai vërtet është duke menduar të qëndrojë këtu dhe shpresojë që ne t’i ofrojmë atij një kontratë të re. Ai është duke u përgatitur për sezonin e ri”, tha Rodgers për TalkSport.

Sulmuesi i Uruguait i është bashkuar Liverpoolit në janar të vitit 2011 nga Ajaxi për 25 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›