Hoxhaj: Jeremiq po keqpërdor autoritetin në OKB

I thirrur nga kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, debatin për “Roli i drejtësisë ndërkombëtare dhe pajtueshmëria midis popujve,” është bojkotuar nga SHBA-të, Kandaja dhe shumë vende tjera të botës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka mbajt një fjalim por ka dalë nga sall në momentin kur ka folur presidenti serb Nikoliq.
Ndaj këtij organizimi ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes rrjetit social Tuitter. Ai ka thënë se Jeremiq është duke keqpërdorur dhe abuzuar me autoritetin e Kombeve të Bashkuara.
“Debati i Jeremiqit mbi krimet ndërkombëtare është një abuzim me autoritetin e Kombeve të Bashkuara, është një turp moral, një përpjekje për t’i ikur fajit dhe përgjegjësisë për krimet e luftës”, ka shkruar Hoxhaj./Indeksonline/