E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet Agim Ramadani

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqipes”, në Prishtinë është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar veprës dhe jetës së heroit kombëtar Agim Ramadani.
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi çmoi dhe vlerësoi lartë betejën e Koshares dhe prijësit e saj, Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Xhemail Fetahaj.

“Duke nderuar jetën e Agim Ramadanit, ne nderojmë sot të gjithë dëshmorët e brigadës 138, kujtojmë Luftën e Koshares, si një nga sukseset më të mëdha të luftës tonë për liri, 114 dëshmorët e brigadës 138 ishin dhe mbesin ditët e Shqipes”, ka thënë Thaçi.

Thaçi e ka quajtur Agim Ramadanin “Burr i madh i Kosovës dhe Shqiptarisë, model i oficerit modern dhe të kompletuar, dhe luftëtar e artist i madh./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›