E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga viti i ardhshëm hiqet klasa e 13-të

Që nga viti i ardhshëm akademik, nxënësit të cilët do të regjistrohen në shkollën e mesme nuk do të vijojnë klasën e 13-të pasi që me Ligjin e ri për arsimin para universitar është paraparë që kjo klasë të hiqet, transmeton rtk.

Arbër Morina, këshilltari i Ministrit të Arsimit, ka thënë se ekspertët e arsimit të cilët kanë punuar ligjin e ri e kanë parë të arsyeshme që klasa e 13-të të hiqet. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›