E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Beogradi mos ta mbajë pengë rajonin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Beogradi, që mos të mbajë pengë rajonin, por të nënshkruaj marrëveshjen me Prishtinën në Bruksel, në mënyrë që edhe qytetarët e Serbisë të integrohen. Thaçi, ende është në pritje të një sinjali nga Brukseli për hapat e më tejmë të dialogut me Serbinë.

“Tash është koha që Beogradi të vetëdijesohet për të lëvizë përpare, në mënyrë që të mos vetizolohet, dhe të mos e mbajë pengë rajonin me mentalitetin e të kaluarës. Tani Serbia duhet të komunikojë me baroneshën Ashton, dhe të prezantojë opinionet e veta dhe gatishmërinë e vetë për të lëvizur për para. Jam në kontakt të vazhdueshëm me baroneshën Ashton, kështu që, lë të shohim se si do të lëvizin gjerat në orët dhe ditët e ardhshme”, ka thënë sot kryeministri Thaçi

Qeveria e Kosovës, sipas kryeministrit, ka kryer obligimet e veta karshi dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pozicion i Kosovës është i qartë, është në përputhshmëri të plotë më qëndrimet e Bashkimit evropian dhe SHBA-ve. Pra, qëndrimet tona janë kushtetuese dhe ligjore. Ne do të jemi aktiv dhe dinamikë, në veçanti për implementimin e të gjitha marrëveshjeve që i kemi arritur deri më tani”, tha Thaçi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›