E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bashkiake vijon aksionin për shembjen e banesave pa leje

Çdo ndërtesë pa leje apo çdo kat shtesë i palegalizuar do të shembet. Bashkia e Tiranës vazhdon aksionin me fadromat për të shembur objektet pa leje. Ndërhyrja e sotme u bë në rrugën e Kavajës, në një nga shtëpitë në këtë lagje, pronari i të cilës ishte lajmeruar kohë më parë që ndërtesa do të shembet. Drejtori i policisë bashkiake Florenc Hoxha u thotë qytetave të mos harxhojnë kot para për të ndërtuar objekte të palegalizuara.
Grupi i inspektorëve i bashkisë në këtë sektor ka evidentuar ekzistencën e 300 banesave në Tiranë dhe periferi që nuk kanë lejen përkatëse. Këto objekte tashmë janë në axhendën e bashkisë për të marrë masa deri në shembjen e kateve apo të gjithë banesave.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›