E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: Sistem gjithëpërfshirës arsimor

Prishtinë -Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj, duke folur në hapje të Konferencës mbi Edukimin dhe Ar simin në Evropë 2020, të organizuar nga Këshilli Britanik ka shprehur kënaqësinë që një konferencë me karakter të tillë organizohet në Prishtinë për shkak të dinamikës së proceseve në fushën e arsimit në Kosovë.

Ndërkaq, duke i njohur pjesëmarrësit mbi prioritetet e MASHT në fushën e arsimit dhe mbi formulimet e objektivave të ministrisë që ai drejton, ai vuri theksin në promovimin e tri çështjeve kryesore: fleksibilitetit, diversitetit dhe nxënies së kulturës për të mësuar. "Ne synojmë që të kemi një sistem gjithëpërfshirës arsimor në mënyrë që të gjithë të rinjtë dhe qytetarët të kenë qasje në arsim.

Gjithashtu nuk jemi të interesuar që të kemi thjeshtë disa shkolla të dalluara për nga cilësia, por jemi të interesuar dhe angazhohemi që shkollat të jenë të të njëjtit standard cilësor, çoftë ato shkolla periferike ashtu edhe ato urbane dhe pavarësisht nivelit të tyre", theksoi ministri Hoxhaj.

Ai më tutje foli mbi përkushtimin e MASHT në ngritjen e cilësisë përderisa përmendi hapat konkret në mesin e së cilëve: kurrikulat e reja, tekstet e reja shkollore, dhe zhvillimi profesional i arsimtarëve. Profili i arsimit që kjo ministri, tha më tej Hoxhaj, është e interesuar ta promovojë dhe mundohet t'u japë përgjigje karakteristikave të vendit tonë, fillimisht duke ndryshuar rolin e shkollave të mesme nga shërbimi si përgatitje për arsimin e lartë në lidhje të drejtpërdrejtë me ekonominë, dhe përmes mundësisë së kualifikimit profesional për gjeneratat që nuk kanë pasur mundësi shkollimi si dhe lidhjen e studimeve universitare me kërkimet shkencore. qik

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›